• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familja Durda/ Humbën djalin 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, SPAK thërret kallëzuesit e Mediut

by Java News
11/01/2023 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë mbërritur në SPAK kallëzuesit e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira dhe Feruzan Durda, të cilët humbën djalin 7 vjeçar nga tragjedia e Gërdecit.

Ata u paraqitën në strukturën e posaçme në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija. Avokati i familjes Durda, e ka konsideruar thjesht si një moment procedural thirrjen e tyre në  SPAK për tu njohur me komunikimin e akuzës që i është bërë Fatmir Mediut.

“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durda. Në këto momente na është komunikuar përfundimi i hetimeve dhe rezultati, që janë të ngjashme me momentin kur e pushoi Gjykata e Lartë. Kjo është thjesht çështje procedurale, asgjë më shumë se kaq.

Ne do të marrim kohën që të shikojmë të gjitha veprimet e kryera. Do të vlerësojmë nëse do të kemi kërkesa ndaj prokurorisë që do t’i shërbejnë hetimeve dhe gjykimit. Sot na është komunikuar thjesht konkluzioni i arritur nga prokuroria. Nuk jemi njohur me dosjen ende.

Kjo nuk është një çështje që u hetua tani por një çështje e vjetër që u rihap nga Gjykata e Lartë”, ka thënë avokati pasi kanë dalë nga SPAK.

SPAK e akuzon ish ministrin e mbrojtjes për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e rëndë që iu mori jetën disa personave ndërsa vetë ai është shprehur se nuk ka asnjë provë të re. Siç u shpreh ai dje në një deklaratë që dha për mediat, akuzat janë të njëjta me ato të vitit 2009.

“Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë. Shpërdorimi i detyrës. Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmos ka 15 vjet. Motivimi politik është në akuzën e bërë. Nuk është urdhri i ministrit që ka bërë problem.

Çdo letër që unë kam nxjerr ka qenë me referenca ushtarake dhe civile. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare”, tha Mediu.

Ish-ministri i i Mbrojtjes akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal./m.j

Next Post
Pesë të arrestuar në Kurbin/ Nga vjedhjet te armët pa leje dhe orgazimin i lojërave të fatit

Pesë të arrestuar në Kurbin/ Nga vjedhjet te armët pa leje dhe orgazimin i lojërave të fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In