• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familja Capa në Tiranë ku tre breza jetojnë mes heshtjes, as flasin dhe as dëgjojnë: Komunikojnë përmes artit dhe dashurisë për njëri tjetrin

by Java News
21/12/2022 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur heshtja flet më shumë se fjalët….Kjo është historia e Lidia Capës, piktores së talentuar e cila nuk mund të flas me fjalë por me shpirt.  Lidia është shurdhmemece po ashtu edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, as nuk mund të flasin dhe as nuk mund të dëgjojnë.

Por kjo është një histori që përfshin tre breze, që tashmë flasin përmes heshtjes. Mamaja e Lidias tregon për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, se edhe bashkëshorti i saj kishte të njëjtin kufizim duke ia trashëguar edhe Lidias, por bashkë me të, i trashëgoi edhe talentin për pikturën.

“Lidia Capa është vajza ime, është me probleme që nuk dëgjon dhe flet  ndërkohë ka dhe dy fëmijët që nuk flasin, ka edhe bashkëshortin. Dhe unë e kisha bashkëshortin që nuk fliste, dhe ai ishte skulptor, ndërkohë dhe Lidia e ka trashëguar nga ai talentin. Unë e kuptova e para talentin e Lidias dhe i thashë njerëzve të shtëpisë që Lidia ka talent në vizatim, dhe do ta ndjekim që të eci më lart. Ne e ndoqëm dhe mori dhe masterin, dhe bëmë luftë që të vazhdojë si mësuese tek fëmijët që kanë këto probleme” tregon ajo.

Znj. Venka,  halla e Lidias, e pandarë nga mbesa e saj i qëndron gjithmonë në krahë jo vetëm si interprete por edhe duke e mbështetur atë në ëndrrat dhe dëshirat e saj. Gjatë intervistës në “Rreze Dielli’’, ajo tregon përmes fjalëve, atë që Lidia ia shpjegon me gjuhën e shenjave.

“Me Lidian ndjehem si e plotësuar  duke menduar që gjysmat e ëndrrave të mia që nuk i kam realizuar, kam dashur t’i realizoj tek Lidia. Duke parë dhe dëshirën e saj si artiste, ku jepte më shumë, unë e merrja nëpër shoqatat ku isha vet dhe me ndihmën e shoqeve të mia, e ndihmonin që të vazhdonte” thotë ajo.

Në këtë shtëpi të madhe, jetojnë dy kunatat, vjehrra dhe  Lidia me bashkëshortin e fëmijët e saj. Venka tregon më tepër se si kanë qenë marrëdhëniet ndër vite, në një familje të madhe e në një shtëpi plot me njerëz.

“Çdo njeri jepte aq sa mundej dhe me përshtatshmi e komunikim çdo gjë arrihet. Lidia e ka vuajtur anën e shkollës sepse i mungonte interpreti, nëse deri në 8 klasë kanë mësuesit që i ndihmojnë në të mesme janë të privuar” shpjegon ajo më tej.

Lidia tregon më tepër rreth punës së saj, përmes fjalëve të hallë Venkës, e cila ndihmon si interprete:

“Puna e Lidias është shumë e përkushtuar, janë të moshave të ndryshme ka fëmijë që nuk dëgjojnë ka edhe që nuk flasin por dëgjojnë dhe punojnë që t’I integrojnë dhe të arrijnë dhe ato diçka”

Ndërsa flet edhe për historinë e dashurisë së Lidias dhe Klisman, si u njohën dhe u dashuruan çifti, nga dashuria e të cilëve lindën edhe dy fëmijë:

Fillimisht në shkollë, pastaj në shoqatë, pastaj e shtuan shoqërinë nëpër kafe dhe aty u dashuruan, po shikonin që kishin alkimi midis njëri-tjetrit. Kanë gati 14 vite bashkë.

Znj. Venka tregon ndër të tjera që çifti është tepër i kënaqur, aspak i pezmatuar që edhe fëmijët kanë kufizimin për të mos folur e dëgjuar.

Të dy nuk  e përjetuan keq, e kanë kaq të natyrshme, qetësia dhe vendosmëria e tyre ne na habit. Kaq të sigurtë janë ata në vetvete dhe nuk janë të pezmatuar pse na lindën dy fëmijë të tillë.

Ajo është një artiste, tepër e talentuar ku përpos punës si mësuese në institutin e fëmijëve që nuk flasin e dëgjojnë, ka çelur edhe disa ekspozita personale, ku arti I saj është vlerësuar edhe jashtë Shqipërisë, ku piktura që mbetet më e famshme është ajo që e bëri të merrte çmim nga Shtëpia e Bardhë.

“Ishte një pamje natyrore, natyrë, pemë, peisazh dhe ka dërguar edhe në estoni, është përfaqësuar jashtë. Ndërsa ajo që ka përfaqsuar në Amerikë, ka përfaqsuar 54 shtete të botës dhe aty u përzgjodh  piktura e Lidias dhe mbeti një vit një shtëpinë e bardhë.  Ajo ka çelur 3 ekspozita në Tiranë, në 20 vjetorin e lindjes së saj, kemi bërë të fundit fare tani me anë të shoqatës 20 piktura që u ekspozuan dhe një në muzeunë Kombëtarë” tregon halla e saj, Venka/m.j

Next Post
Pak besim te shërbimi online/ Studimi: 74% e qytetarëve paraqiten fizikisht në banka!

Pak besim te shërbimi online/ Studimi: 74% e qytetarëve paraqiten fizikisht në banka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com