Një 20 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit nën akuzën e falsifikimit të monedhave.
Taulant Memsullaj, 20 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë, ra në pranga ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 13.04.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. /b.d