• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Falsifikonin abonetë dhe biletat”/ Veliaj sqaron pse u pezulluan 1 muaj abonetë e përgjithshme: Do largojmë kompanitë spekulante

by Java News
25/07/2021 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi dje se pezullimi për më pak se 1 muaj i aboneve të përgjithshme në Tiranë, u bë për të parë se cilat linja autobusësh spekulonin me to. Në prezantimin e linjës së gjelbër dhe flotës së parë të autobusëve hibrid/elektrik në Tiranë, Veliaj deklaroi se kompani spekulante kanë falsifikuar në shumë raste abonetë dhe biletat.

“E kishim të nevojshme që ta pezullonim qoftë edhe një muaj abonenë e përgjithshme, ndërkohë që abonetë e tjera u shitën normalisht në treg, për të kuptuar se cila nga linjat funksiononte, cila gënjente, cila abuzonte dhe cila bënte evazion. Shpeshherë jemi lënë në baltë edhe nga prokuroria, edhe nga ata që kanë filluar hetimet për linja që dihen botërisht se janë spekulantë, por na duhet një dokument ligjor. Janë kapur linja që falsifikojnë bileta, që falsifikojnë abonenë, janë kapur linja që i shesin ato në treg të zi dhe spekulojnë me mënyrën se si funksionon aboneja e përgjithshme “, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi se të gjitha kompanitë që janë kapur në shkelje dhe kanë abuzuar me shërbimin ndaj qytetarëve, nuk do të lejohen të operojnë më. “Ishte shumë e rëndësishme të përgatiteshim për hapjen e një linje të re, duke kuptuar dhe duke bërë një analizë se çfarë nuk shkonte me linjat e vjetra. Bashkë me lajmin e mirë të hapjes së linjës së re, do të kemi edhe disa lajme të tjera për disa linja që nuk do të vazhdojnë më funksionimin në qytetin e Tiranës, o prej ndotjes së jashtëzakonshme që kanë prodhuar, ose prej faktit se në mënyrë sistematike mashtrojnë publikun dhe Bashkinë e Tiranës, si me abonetë, si me biletat, si me shërbimin”, tha Veliaj.

Për të rritur shërbimin, Bashkia e Tiranës falë edhe projektit me GIZ, ka pajisur të gjithë autobusët me GPS. “Chip-i i GPS do na tregojë ekzaktësisht si është kryer shërbimi, se kur ka qenë në stacion, me çfarë shpejtësie ka ecur mjeti. Do të kemi mundësi që dhe t’i provojmë Gjykatës Administrative kur marrim vendime për të hequr një linjë ose vendime për të larguar operatorë spekulantë nga qyteti i Tiranës”, nënvizoi Veliaj./m.j

Next Post
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Edi Ramës t’i priten duart

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Edi Ramës t’i priten duart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In