• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Falsifikoi testamentin, detaje nga arrestimi i noteres

by Java News
23/03/2018 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 44-vjeçare që ushtronte detyrën e noteres në qytetin e Shkodrës ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre. Policia bën me dije se noterja Majlinda Dibra, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, është ndaluar pasi Gjykata kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë Shkodër për lëshimin e udhër-arrestit ndaj saj.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Dibrën, ndërsa Policia bëri arrestimin e saj. 44-vjeçarja e akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se ka kryer falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku sipas organit të akuzës, noterja Majlinda Dibra ka bërë falsifikim dokumentesh.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pronë të trashëguar, ku pronari i saj është ndarë nga jeta. Ky i fundit është paraqitur te noterja Majlinda Dibra, duke i lënë me testament shtëpinë djalit të tij si trashëgimi.

Personi që ka lënë këtë testament, ka qenë i martuar dhe ish-bashkëshortja e tij pretendon që të marrë gjysmën e shtëpisë. Sipas bashkëshortes, noterja Dibra ka falsifikuar firmën e burrit në testament, sipas të cilit shtëpia në fjalë i ka kaluar djalit. Pretendon se është falsifikuar me idenë se bashkëshorti i saj në datën kur është lëshuar testamenti, nuk ka qenë në gjendje shëndetësore të përshtatshme për të shkuar te noterja.

Gjithë këto pretendime noterja e arrestuar i ka hedhur poshtë, duke thënë se personi që ka lënë testamentin ka paraqitur edhe raportin mjekësor se është në gjendje të përshtatshme shëndetësore për të kryer këto veprime. Është bërë një akt-ekspertimi nga Prokuroria për firmën e personit në fjalë dhe sipas organit të akuzës, deri më tani rezulton e falsifikuar.

Noterja ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se testamentin e ka lënë me vetëdije dhe vullnet të plotë dhe se nuk ka bërë asnjë falsifikim. Tashmë pritet që të bëhet një tjetër akt-ekspertim, që do ta kërkojë pala mbrojtëse e noteres për të nxjerrë të vërtetën në këtë histori. Edhe më përpara, në Shkodër ka pasur noterë të arrestuar, por deri më tani askush prej tyre nuk është dënuar, pavarësisht akuzave fillestare./Panorama/a.m.

Next Post
Lufta tregtare, Kina i tregon ‘dhëmbët’ SHBA: Nuk frikësohemi nga askush!

Lufta tregtare, Kina i tregon 'dhëmbët' SHBA: Nuk frikësohemi nga askush!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In