• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Falsifikimi i dokumenteve të pronave në Vlorë/ Prokuroria lëshon 10 urdhër arreste, 7 persona prangosen. Sekuestro…!

by Java News
10/12/2021 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Vlorës ka lëshuar urdhër arreste për 10 persona, të cilët akuzohen për falsifikim të pronave në zonën bregdetare. Në njoftim thuhet se për 7 persona janë ekzekutuar urdhër arrestet.

Konkretisht, jane vendosur 7 masa sigurie “arrest me burg” dhe 3 të tjera “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”.

Te arrestuarit akuzohen për “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë.

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, thote se mbi bazën e kallëzimit penal ka regjistruar edhe procedimin penal.

“Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se prej shtetaseve në hetim janë falsifikuar A.M.T.P për qytetin e Himarës, fshatrat Dhërmi e Gjilekë, të cilat në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008. “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.338/2015. duhet të miratoheshin me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorise.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar me shkresën nr.3296 prot. datë 10.08.2021. të Bashkisë Himarë, ka regjistruar procedimin penal nr.1341/2021 për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se prej shtetaseve në hetim janë falsifikuar A.M.T.P për qytetin e Himarës, fshatrat Dhërmi e Gjilekë, të cilat në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008. “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.338/2015. duhet të miratoheshin me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë.

Konkretisht rezulton se janë falsifikuar :A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 4.400 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1800 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi  në emër të V.S.; A.M.T.P për pasurinë me sipërfaqe prej 1400 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S:. A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 1.080 m² e ndodhur në Z.K.1739 Gjilek në emër të M.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2.000 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të E.M.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 2171 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të P.P.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 3150 m²  e ndodhur në Z.K. 1952 Himarë në emër të Z.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë, në emër të A.T.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2000 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë në emër të K.DH.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 687 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2600 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.11952 Himarë në emër të A.T.

Këto A.M.P.T. të falsifikuara, të riprodhuara si origjinale, pasi përgatiteshin plan rilevimet prej E.M. punonjës në D.P.ZH.T., pranë Bashkisë Himarë, dërgoheshin me shkresa të falsifikuara, si praktika të Bashkisë Himarë, për rregjistrim në A.SH.K.Drejtoria Vlorë.

Sikurse ka rezultuar nga hetimi, prej këtyre pasurive, janë rregjistruar pranë A.SH.K Drejtoria Vlorë dhe janë pajisur me vërtetim hipotekor pasuria me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të A.K. me nr.718 dt.07.09.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë,  dhe pasuria me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë e pajisur me vërtetim hipotekor në emër të A.T, me nr.244 dt.07.04.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton që prej shtetasëve nën hetim dyshohen të jenë konsumuar elementë të figurave të veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërrkesës të prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim nr. 504 dt.10.12.2021 ka vendosur:

  1. Caktimin ndaj shtetasit V.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal, të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit M.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit E.M. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit P.P., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit Z.B., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit A.K. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit A.B., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit K.Dh., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit I.Gj., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.
  1. Caktimin ndaj shtetasit E.M., si i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Shërbimet e policisë gjyqësore kanë ekzekutuar masat e sigurimit për shtetasit e mësipërm më datë 10.12.2021, përjashto  masat për shtetasin M.S “arrest ne burg”, shtetasin A.K “detyrim paraqitje”, dhe shtetasin K.DH “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal penal nr.1341 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.505, datë 10.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur:

“Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros për pasuritë e  mëposhtme:

  1. Pasuria e regjistruar në nenin hipotekor nr.718, datë 07.08.2021 Z.K.1952 Himarë, sipërfaqe prej 800 m² rregjistruar në emër të A.K..

 Pasuria e regjistruar në nene hipotekore nr.244, datë 07.04.2021 Z.K.1952, Himarë prej 1292 m² rregjstruar në emër të A.K.”

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë. Vlorë, më 10.12.2021./m.j

Next Post
“Talent me vullnet të hekurt”/ Rama uron Briken Caljan: Meriton sot një përulje me respekt

“Talent me vullnet të hekurt”/ Rama uron Briken Caljan: Meriton sot një përulje me respekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In