• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fall për një lajm që nuk ka ndodhur akoma

by
07/08/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Sot është gusht 2015. Në të gjitha mediat jepet lajmi që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë dosjen në ngarkim të gjykatësit R. D., të gjykatës së Sarandës. Komentet e lexuesve fundosin me urrejtje gjykatësin, urojnë kolektivisht si drejtësia e djeshme popullore dënimin e tij dhe thonë se jo vetëm që nuk është i vetmi, por është dhe një peshk modest në detin e madh të peshkaqenëve të drejtësisë.

R. D. fillimisht u arrestua në qershor, por pak ditë më pas gjykata e apelit e dërgoi në arrest shtëpie. Ai është akuzuar për “shitblerjen e një vendimi gjyqësor për rreth 80 milionë lekë”. R. D. vuan në shpinë, sido që është ende në shtëpi gjithë paragjykimin që mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë për sistemin e drejtësisë”: drejtësia është një kartmonedhë që i paguhet prurësit me çmim më të lartë!

Por…

Në vitin e ardhshëm, kur reforma në drejtësi do të jetë duke mbushur muajt e saj të parë të Rilindjes, gjykatësi R. D. do të ketë dalë në gjyq. Ai do të dënohet fillimisht nga kolegët e tij të gjykatës së shkallës së parë. Jo ata të Sarandës sepse dosja e tij do të gjykohet gjetkë. Nuk shkon hiç fare që ata që kanë punuar deri dje me të, t’i trregojnë ligjin mikut të tyre fatkeq. Pastaj dosja do të vejë në apel. Dhe apeli normalisht ka gjykatës më të përgatitur. Do të jenë ata që do të kenë kaluar tre stadet që ju rikonfirmuan vendin e punës (këtë premton reforma në drejtësi) dhe që i kanë shpëtuar sëpatës kirurgjikale të premtuar pa ju nënshtruar make up-it që kishin shpresuar ata vetë (siç kërkuan ekspertë vendas, të huaj, partnerët ndërkombëtarë dhe votuan deputetët vendalinj).

Apeli, pra, diku nga vjeshta e vitit 2016, kur njerëzia ende tregojnë aventurat me pushimet e verës, dashuritë, tradhëtitë, flirtet, djegiet nga dielli, xhepat e lehtësuar, pra, diku në vjeshtën e vitit të ardhshëm, gjen probleme serioze tek dosja hetimore në ngarkim të gjykatësit R. D. dhe në mënyrën e gjykimit të shkallës së parë. Sipas kësaj shkalle të gjyqësorit, ajo gjykatë ka çmuar gabim disa prova, nuk ka marrë parasysh ca prova të tjera dhe ka mbyllur sytë dhe ka fikur ndjeshmërinë e saj para të drejtave të kolegut. “Më mirë një qind fajtorë jashtë sesa një i pafajshëm brenda…”, kështu që nevojitet ai “por”-i… Dosja rikthehet në gjykatën e shkallës së parë që gjykon me një trup tjetër gjykues. Ai e gjen fare të pafajshëm gjykatësin R. D. Inflacioni, në fakt atë 80 milionësh e ka shndërruar nga kalë në këndez dhe nuk ja vlen gjëkundi të dënohet njeriu për ca pupla këndezi. Kaq e vërtetë është një gjë e tillë sa edhe Gjykata e Lartë kur i vjen rradha thotë se këndezi të cilin inflacioni i mëtejshëm e ka kthyer në një zog pule prej pellushi, nuk ja vlen sa nderi i shkelur i gjykatësit. Ish-kolegut, ish-antarit të koorporatës, i cili pati vetëm një faj: lejoi që ta kapnin!

Me një fjalë gjyqtari merr pafajësinë dhe KLD-ja e reformuar i detyrohet një vend pune njeriut që kaloi në kalvarin e gjatë të drejtësisë dhe që meriton të marrë drejtësi. Edhe rrogat e prapambetura. Dhe të thonë faleminderit taksapaguesit që e le me kaq dhe nuk denoncon për dëmin moral të shkaktuar gjatë kohës së zvarritjes nga prokuroria në gjykatë dhe nga gjykata në gjykatë.

Diku nga viti 2017, gjyqtari filan, pra, do të vazhdojë të japë drejtësi duke kujtuar se në këto anë skepticizmi i shëndetshëm është goxha më i dobishëm se triumfalizmi, se mosbesimi vlen më shumë se duartokitjet sovjektike.

Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të ligjeve tha: duhet operacion dhe jo make up.

Shtatë vjet më parë, në 2008-ën, politika shqiptare pati një moment ndriçimi dhe vendosi të bëjë një reformë konsensuale në drejtësi. Gjithçka filloi mirë dhe po vazhdonte mirë deri sa disa mijëra ton municione shpërthyen në Gërdec duke vrarë 26 vetë, duke plagosur qindra të tjerë e duke ndryshuar përfundimisht jetën e qindra mijëra shqiptarëve të tjerë të cilët mbetën pa reformë në drejtësi. Sepse drejtësia duhej që të vërtetonte se fajtorë ishin viktimat! Se duheshin dënuar vetëm qyqarët!

Po tani?

Po kësaj rradhe?

Saliu e Mediu atëherë e bënë!

Sot?

Mimi, kujdes! Jo! Mimi është vetë e kujdesshme. Del dot ajo garante si Edi Rama për gjithë kolegët e tryezës së Këshillit të Ministrave dhe më pas, edhe për gjithë atë piramidë të administratës shqiptare deri tek pastruesit e natës me fshesa shqope, kësaj here nën komandën e Erion Veliajt?

Dhëntë Zoti të mos ketë shpërthime si ai i dikurshmi kësaj here. Ndryshe, një vit më pas, ky shkrim nuk ka gjasa të përgënjeshtrohet. Dhe R.D.-ja, gjykatësi me emër si emri i gazetës së Partisë Demokratike, do të ketë të drejtë.

Next Post

Ulet në restorant, ushqehet, dhe faturën kërkon t'ja paguajë Jezusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

December 27, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com