Me 41.1 milionë ndjekës, Kim Kardashian është personi i dytë më i famshëm në Instagram, pas Beyonce, por fansat e saj duket se nuk janë të interesuar që të kenë një libër me “selfie” të yllit të njohur televiziv.
Libri i saj me ‘selfie’, “Selfish”, është shitur në vetëm 32 mijë kopje që kur doli në treg tre muaj më parë, më 5 maj.
32 mijë kopje konsiderohet numër i vogël duke marrë parasysh se kjo shifër nuk përfshin as 1 për qind të ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Kjo faqe raporton se më shumë se 600 blerës të librit e kanë vlerësuar atë si mesatar.
Kim megjithatë ka arritur të shesë më shumë kopje se libri i motrave të vogla të saj.









