• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Falenderim Macronit që çmoi një shqiptar në ditën e parë të vitit”, Rama përgëzon Kadarenë për titullin e fituar

by Java News
01/01/2020 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin e njohur Ismail Kadare për titullin e marrë, ‘Oficer i Madh i Legjionit te Nderit’, si ka falenderuar edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron që zgjodhi ditën e parë të vitit 2020 për të dhënë këtë vlerësim.

Teksa vlerëson maksimalisht Kadarenë, Rama shkruan se ky titull është i mirënjohur e admiruar në tërë botë dhe është nder që nga sot e tutje e ka edhe një shqiptar.

“Ismail Kadare shkruan diku, se “në ndryshim nga pasuritë materiale që çdo vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore u binden të tjera ligjeve. Nuk ka popull që të krijojë të tilla vetëm për vete”.

Urdhëri Kombëtar i Legjionit të Nderit, themeluar nga Napoleon Bonaparti më 1802, duket sikur e ka në gjenezën e vet çka shkruan Ismaili mbi “ligjet e tjera” dhe edhe pse specifikisht frëng, ai urdhër botërisht i mirënjohur e admiruar, i përket tërë botës.

Nën ato “ligje”, prej mëse 23 vitesh Franca e ka adoptuar e ngjitur shkrimtarin shqiptar në shkallët e shoqërisë prestigjoze kalorsiake të Legjionit të Nderit, ku ajo rradhit ata që më fort respekton në këtë rruzull. Dhe sot Ismail Kadareja është ngjitur në shkallën e Oficerit të Madh të këtij urdhëri – kështu ai bëhet pjesë e një rrethi fare të ngushtë personalitetesh me këtë titull, në mbarë botën. Më 1802 themeluesi i Legjionit të Nderit, Napoleon Bonaparti, shprehej: “Duhet krijuar një urdhër që të shenjojë virtytin, nderin dhe heroizmin, një shquarësi që të shpërblejë bravurën dhe përmbledhë në rrethin e vet, elitën e kombit”.

Një urim të përzemërt Ismailit dhe një falenderim Presidentit të Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me plot meritë”, shkruan Rama. /e.s/

Next Post
“Kam fjetur me 18 Miss-e”, Shpat Kasapi nuk e ka problem të tregojë aventurat e tij (Foto)

“Kam fjetur me 18 Miss-e”, Shpat Kasapi nuk e ka problem të tregojë aventurat e tij (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In