• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Faleminderit!”/ Pronari i anijes përqafon policët që e shpëtuan, peshkarexha u fundos afër Sazanit

by Java News
28/02/2023 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre peshkatarët të cilët mbetën në det të hapur pasi peshkarexha u fundos afër Sazanit kanë mbërritur në Triport të shoqëruar nga policia kufitare.

Kapiteni i anijes Mezan Mezani tregon për mediat momentin e vështirë  që kaluan. Që në momentin që ka prekur tokën ai ka përqafuar policët e Vlorës të cilët i erdhën në ndihmë.

Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit.

Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë.

Ndërkohë kryepeshkatari Flori Mezani ka dhënë njoftimin. Pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare.

Ata kanë shpëtuar pjesëtarët e bordit dhe i kanë dërguar në Portin e Vlorës, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve, defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.

Anija kishte dalë sot në orët e para të ditës për peshkim dhe ishte duke gjuajtur në veri të ishullit të Sazanit tre milje larg tij. Anija kishte pak kohë që kishte bërë rimont capital nga pronari i saj./m.j

Next Post
Trafiku i drogës/ Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

Trafiku i drogës/ Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In