• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faleminderit Al-Bano Carrisi!

by Ilir Çumani
19/09/2016 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Çumani

Këto ditë, si shumë prej bashkëqytetarët e mi, më qëlloi rasti dhe u takova me një nga zërat e bukur dhe më të spikatur të muzikës së lehtë italiane të viteve ’60 – ’70, me të madhin Al-Bano Carrisi. Në fakt, ai është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të vlerësuar jo vetëm për publikun italian e më gjerë, por është dhe mbetet një legjendë e mitizuar i një artisti të adhuruar edhe sot e kësaj dite nga gjenerata të tëra për mbarë publikun shqiptar. Këtë e vërteton lidhja e ngushtë shpirtërore që ai ka patur qysh në krye të herës me vendin tonë. Jo më kot, Al-bano Carrisi bën pjesë tek ata artistë me famë botërore që e ka vizituar  më shpesh Shqipërinë  si pakkush nga kolegët e tij, përmes koncerteve që ka organizuar me pjesëmarrje masive të publikut vendas, duke filluar që nga periudha kur Shqipëria gjeografikisht bënte pjesë në listën e atyre vëndeve të mbyllura dhe të izoluara me perëndimin  për shkaqe politike dhe ideologjike të kohës, e deri para pak ditësh kur shfaqi koncertin e tij të fundit në Pallatin e Kongreseve.

Por, në memorien e të gjithë shqiptarëve, Al-bano  Carrisi konsiderohet si “dallga” e parë drejt “oqeanit” të lirisë në Shqipërinë  komuniste të lodhur dhe të drobitur nga një rregjim totalitar shumë i ashpër represiv, atëherë kur  në mënyrë absurde dhe monstruoze për dekada me radhë  në vendin tonë mohoheshin Liritë dhe të Drejtat themelore të Njeriut.

Në koncertin e tij të parë  që u organizua në pallatin e kongreseve 27 vite më parë, (1989), përmes interpretimit plot pathos dhe emocion, me vokalin  aq të fuqishëm të këngës “Liberta”, ai  zgjoi dhe përcolli hapur tek publiku shqiptar  mesazhin e shpresës së madhe të lirisë dhe domokracisë aq të munguar që po trokiste në vendin tonë.

Kur situata politike në të gjithë bllokun e ish vëndeve të lindjes po vlonte dhe ndërkohë në Shqipëri nuk kishte asnjë sinjal se diçka duhej të lëvizte,  ky koncert i dha shkëndijat e para në ndërgjegjen dhe vetëdijen e çdo shqiptari, ku çdokush po kuptonte se tash e tutje po hapej një epokë e re. Dhe ashtu ndodhi.

Si për ironi të fatit, koncerti i natës së parë u dha në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve,  ku aty ishin mbledhur udhëheqësit më të lartë të  rregjimit komunist dhe njerëzit më të privilegjuar të nomenklaturës. Sigurisht, gjatë gjithë koncertit të natës së parë, u vu re një ftohtësi  dhe mungesë entuziazmi e ovacionesh midis atij auditori fanatikësh të përgjedhur me  shumë kujdes në raport me atmosferën që përcillte përmes interpretimit buçima e vokalit të Al-Banos me këngën “Liberta”, e cila oshëtinte dhe përplasej brenda mureve të atij pallati që organizoheshin  Kongreset e Partisë së Punës.

Të nesërmen e ditës tjetër,  koncerti u dha përsëri në një mjedis akoma edhe më të madh për publikun e gjerë,  në stadiumin  kombëtar “Qemal Stafa”,  i cili ishte mbushur plot e për plotë me të rinj e të reja, burra e gra, pleq e fëmijë. Ndryshe nga nata e parë, që në  fillim të koncertit dhe deri në fund, i madh e i vogël shpërthyen në brohorima dhe ovacione të zjarrta, këndonin  në një kor të vetëm së bashku me Al-Banon “Liberta – në”, një këngë që aty për aty i kthye në himn i shpirtërave të lirë dhe  bashkoi natyrshëm mijëra zëra që sa vinin dhe bëheshin edhe më të fuqishëm si një uragan, kalonte hapësirat e stadiumit dhe vërshonte në të gjitha rrugët dhe sheshet e Tiranës.  Në ditët në vijim, ajo buçimë nuk pushoi, por u  përhap edhe më shumë, kudo, në mbarë Shqipërinë.

Me këngët e Al-Banos jam rritur edhe unë, me to kalova adoleshencën dhe rininë fare modeste si çdo bashkëmoshatar i brezit tim që ëndëronte dhe dëshironte të kishte një Shqipëri më të mirë.  Muzika e tij ende më inspiron dhe më frymëzon ashtu si dikur.  Gjatë takimit që pata me të, i tregova një episod interesant që më kishte ndodhur vite të shkuara, atëherë kur sapo sistemi në Shqipëri nisi të ndryshoj.  Në qershor të vitit 1991, ndodhesha për vizitë në Romë tek një mik. Në një nga pasditet e atyre ditëve të qëndrimit në Itali,  pasi vizitova disa nga ambientet në sheshin “Shën Pjetër”  të Vatikanit dhe sapo dola prej andej, gjatë rrugës ecja ngadalë i menduar, dhe instiktivisht  po shpërfillja  shumë prej dyqaneve luksoze aty rrotull. Papritur,  ndalova dhe i’u afrova një dyqani diskografik, më shumë për të parë sesa për të blerë. Dyqani ishte mbushur plotë me disqe e albume të këngëtarëve dhe grupeve mjaft të njohura botërorë që e dominonin në atë kohë tregun  muzikor. Në xhep më ndodheshin 40.000 Liretat e fundit, por më kishin mbetur vetëm dy ditë që të përfundoja qëndrimin tim atje dhe më pas të kthehesha në Tiranë. U solla rrotull dyqanit për disa herë radhazi, aq sa i bëra përshtypje edhe zotërijnve që e administronin atë. Ndërkohë, njëri prej tyre mu afrua duke më pyetur se si mund të më ndihmonte. I thashë se po kërkoja mes gjithë asaj dyzine vitrinash dhe eksponatash me kaseta pafund një album origjinal me këngët e Al-Banos dhe Romina Pawer. Ai ngriti supet, u largua dhe pasi kërkoi gjatë në vitrina e rafte, mu drejtua sërish duke më  thënë  me keqardhje se nuk ndodhej në dyqanin e tij  albumi që kërkoja. I dëshpëruar sërish ngula këmbë në kërkesën time, duke i thënë se vija nga një vend si Shqipëria dhe se andej nuk ishte mundësia për ta gjetur një album të tillë. Për një çast, ai u mendua dhe më tha që të prisja pak, sepse do të shkonte ta kërkonte tek një shok i tij që kishte të njëjtin dyqan si ai. Mbas 20 minutash, ai më solli tre albume, ku njërën prej tyre e zgjodha më këngët që unë preferoja. Albumi kushtonte 30.000 Lireta italiane, dhe nga e gjithë shuma që kisha në xhep, mua më mbeteshin deri sa të largohesha edhe 10.000 Lireta. I entuziazmuar nuk mendova gjatë, bëra pagesën dhe dola fluturimthi nga dyqani sikur të kisha vënë në dorë diçka shumë të veçantë dhe të shtrejntë njëkohësisht. Që atëherë, atë kasetë e kam dëgjuar me qindra herë netëve të vona kur bija të flija në mbrëmje pas ditëve të lodhshme e të ngarkuara me punë. Këngët e atij albumi i kam mësuar përmendsh, aq sa edhe tani më vijnë ndër mend përmbajtja e teksteve dhe vijat melodike e tyre. Edhe sot pas 25 vjetësh, albumin e Al-Banos me titull: “Le Piu Belle Canzoni” e ruaj me fanatizëm. Sa herë e dëgjoj atë kasetë, ndjej ende një mall, por edhe brengë, që më sjellin  në mendje kujtime të atyre viteve. Ishin  vite shumë të vështira për të gjithë ne, që gjithsesi kishin edhe anën e bukur që koha e mbante të fashitur përmes atij realiteti gri, por që dita ditës pritej të shpërthente si një gonxhe që paralajmëronte pranverën e madhe të shqiptarëve. Kur i’a tregoja Al-Banos sot pas 25 vjetësh këtë histori, ai qeshte, emocionohej dhe mallëngjehej njëkohësisht duke kuptuar realisht se sa shumë e kemi dashur dhe e duam ne shqiptarët këtë artist të madh i cili na e ngriti lart moralin, na ushqeu shpresën me artin e tij të mrekullueshëm dhe brilant. Pikërisht në ato kohë mjaft të vështira të një Shqipërie të izoluar dhe të trazuar,  me shumë pak mundësira për brezin e ri të asaj kohe dhe jo vetëm.

Ndaj sot, pas një çerek shekulli, të gjithë ne shqiptarët mund ti drejtohemi me mirënjohje dhe përulësi këtij artisti të madh duke i thënë: Faleminderit  Al-Bano Carrisi! Ti ishe ai që përmes magjisë të zërit tënd të mrekullueshëm na dhurove aq shumë gëzim dhe pak  frymë “Liberta – je”,  pikërisht  në ato kohëra të errëta, të mundimshme dhe tepër të vështira për të gjithë ne, sepse siç e thotë edhe një fjalë e mençur e jona: “Miku i mirë është ai që të gjëndet në ditë të vështira”.  Ju e vërtetuat me mëndje dhe me zemër këtë sentencë të mençurisë popullore, sepse ishit dhe mbetët gjithë jetën një mik i vërtetë dhe i çmuar për çdo shqiptar!

 

Next Post
Grabitën pula e u dehën në kasollen e italianit, ja si e pësojnë shqiptarët

Grabitën pula e u dehën në kasollen e italianit, ja si e pësojnë shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

December 5, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

December 5, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 5, 2025
Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

December 5, 2025
Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

December 5, 2025
“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

December 5, 2025
VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

December 5, 2025
Jemi të gjithë “politikanë”…

Edhe Ismail Qemalin e penguan

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In