• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Falë Imer Mushkolajt më në fund pas 27 viteve që prisja ta intervistoja, pashë se si reagon Berisha përballë pyetjeve të vërteta: si një fajtor!

by
14/01/2022 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Prej 27 vitesh po pres që të intervistoj Sali Berishën. 27 vite gjatë të cilave ai ka bërë gjithçka për të më dëbuar nga Shqipëria, pastaj duke më shmangur, duke u fshehur për të evituar pyetjet e mia dhe përballjen me realitetin, më keq se Çlirim Gjata që u betua se nuk ekziston duke mohuar edhe shtëpinë ku jeton vetëm e vetëm që të mos dalë në gjykatë përballë meje që e kam denoncuar për shpifje. Më në fund, pas 27 vitesh, dikush ia bëri pyetjet që do të kisha dashur t’ja bëja unë: Imer Mushkolaj, 44 vjeç nga Deçani ia doli në misionin në të cilin unë kam dështuar. Mbrëmë, i ftuar në një emision televiziv në Kosovë, i kërkoi llogari Sali Berishës për fajet e tij dhe për krimet e kryera në 31 vite politikë. Ia renditi gati të gjitha: nga trafiku i karburantit drejt armatës serbe të Sllobodan Millosheviçit (operacion i turpshëm i mbetur i pandëshkuar, i bërë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës duke nisur nga 1993 nga firma Shqiponja në pronësi të Partisë Demokratike) për të përfunduar me masakrën e 21 janarit 2011. Duke kaluar nga mashtrimet e firmave Piramidale që ai autorizoi, te 14 shtatori që ai udhëhoqi, nga zhdukja e Remzi Hoxhës që ai urdhëroi, te masakra e Gërdecit që ai favorizoi deri te urdhëri për të sulmuar me 8 janar selinë e partisë së tij.

Imer Mushkolajn nuk e njihja, siç e imagjinoj deri dje nuk e njihte pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndërsa sot në Tiranë nuk flitet për tjetër gjë. Më kujton atë që më ndodhi kur sapo erdha në Shqipëri në 1991 për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste, gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga RTSH pyeta Ramiz Alinë nëse do të jepte dorëheqjen në rast humbjeje. “Kolegët” shqiptarë më panë të habitur dhe unë nuk kuptoja përse. Pastaj mbeta unë i habitur kur dola në rrugë dhe njerëzit  ndalonin dhe donin të më jepnin dorën për të më pyetur se ku e gjeta atë kurajo për të bërë pyetjen.

Krahasimi mes Ramiz Alisë dhe Sali Berishës nuk është i ekzagjeruar, siç nuk është ai mes gazetarëve që i intervistojnë. Sot, ashtu si atëherë, pjesa më e madhe e gazetarëve shqiptarë dridhet përballë Sali Berishës, i cili nuk përzgjedh vetëm televizionet dhe moderatorët që mund ta intervistojnë, por pretendon të zgjedhë personalisht edhe “analistët” që mund të jenë të pranishëm në studio për t’i bërë “pyetjet”. Në të vërtetë, siç ndodhte me Ramiz Alinë, askush nuk I bën pyetje Sali Berishës, përveç Imer Mushkolajt. Të gjithë të tjerët rrinë duke e dëgjuar me buzëqeshje aprovuese, edhe kur i thërret si dëshmitarë dhe përsërit “siç e dini askush nuk më ka akuzuar për korrupsion” dhe ata pohojnë me kokë. Ata pak të guximshëm, kur janë, nisin të bëjnë një pyetje të sikletshme me zë aq të ulët sa nuk kuptohet se çfarë po thonë, e pastaj marrin frymë të lehtësuar kur ai i ndërpret dhe ndryshon argument.

Sali Berisha si Ramiz Alia dikur, është i autorizuar të gënjejë përballë “gazetarëve” shqiptarë të cilët, gati të gjithë, duhet të quhen “gazetarë” kështu me thonjëza rreth emrit dhe duhet të skuqen pas leksionit profesional të dhënë nga Imer Mushkolaj. Për sa më përket duhet vetëm ta falenderoj, pasi prej 27 vitesh pyesja veten se si do të reagonte Sali Berisha nëse një gazetar do ta vinte përballë të vërtetave dhe falë Imerit tani e pashë. Mbrëmë e pashë: Sali Berisha nuk çorientohet, vazhdon të gënjejë dhe ofendon vetëm ashtu siç ai di të ofendojë kë guxon të flasë lirisht. Mbrëmë gjithashtu mora konfirmimin se Sali Berisha nuk ka asnjë përgjigje për akuzat që rëndojnë mbi të dhe as një copëz prove që të mundë ta shfajësojë. Kështu kuptova se pse prej 27 vitesh Sali Berisha më shmang bashkë me pak kolegë të tjerë që do të donin t’i bënin disa pyetje të vërteta ashtu si unë: sepse kur ka përballë një njeri të lirë që i kërkon sqarime, reagon ekzaktësisht siç reagon një fajtor.

Next Post
Hapet “Micro Folie” e parë në Tiranë/ Veliaj dhe Rama: Do shumëfishojmë hapësirat për fëmijët dhe të rinjtë

Hapet “Micro Folie” e parë në Tiranë/ Veliaj dhe Rama: Do shumëfishojmë hapësirat për fëmijët dhe të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In