• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më fal që të ftova në Shqipëri

by Rudina Xhunga
08/08/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Turisti rus që vdiq javën e shkuar në Himarë, këtë javë është lajm i vjetër për ne. Por jo për gruan e tij, për vajzën e tij, që e pritën atë ditë të dilte nga deti, prej nga nuk doli dot kurrë. I kam menduar gjithë këto kohë, si vinin vërdallë nga spitali në morg, të dyja, të mpira, të hutuara, të shkatërruara. Nuk e di nëse janë ende në Shqipëri, nëse e morën trupin pas autopsisë, nëse hipën në avion, nëse shkuan bashkë me arkëmortin në Rusi dhe e varrosen babain dhe burrin prej të cilit nuk u ndanë dot.

Kërkova informacion në mënyrë informale në Ambasadën Ruse, por nuk mora dot. Doja të dija ku ishin ato të dyja. I shikoja ashtu bashkë , dorë për dore, në mes të hiçit, vetëm dhe bosh. Nuk doja interviste, doja vetëm t’i ngushëlloja. Doja vetëm t’u thosha, më falni!

Unë hyj te njerëzit që shkruaj dhe bëj emisione për turizmin prej 14 vitesh e bindur se vetëm turizmi mund të na zhvillojë dhe përmirësojë. E shoh të vetmen mundësi ndryshimi të Shqipërisë. Çdo vit që shkon më bën më shumë të besoj se kjo ditë është e afërt.

Por nuk mundesha këtë të hënë, të sillja shkrimin e javës sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur një vrasje. E paparamenduar, por e paralajmëruar. Sepse një turizëm pa rregulla, një vend pa rrugë, një det pa vijë ndarëse, pa roje bregdetare, pa polici kufitare, veç tragjedi mund të sjellë. Nëse më thoni, të gjitha këto janë, atëherë përse nuk funksionojnë, ku ishin atë ditë, kush e ka fajin që ndodhi ajo vdekje?

Ai që presupozohet ta ketë shkaktuar vdekjen e turistit, thotë se në fakt e ndihmoi, Kryetari i Bashkisë së Himarës thotë se turisti po notonte në ujëra të pakontrolluara prej tij, Ministria e Brendshme thotë se i ka dërguar 6 letra Bashkisë, autoritetet e bregdetit thonë se ky është hap prapa për turizmin, shoqëria civile thotë se turistin e vrau shteti dhe askush deri më sot nuk ka thënë, as fjalën më të thjeshtë, më njerëzore në botë; më fal!

Unë këtë doja t’ju thoja, gruas së tij, vajzës së tij, me falni në emër të vendit tim.

Nuk kam lidhje, përveçse morale me këtë gjëmë që i ndodhi asaj familjeje, sepse hyj te njerëzit që e promovoj këtë vend, ku ftoj gjithkënd të vijë, se do gjejnë një copë parajsë, me bukë e kripë e zemër të bardhë, ndaj ndjej përgjegjësi të them më fal.

“Më fal” nuk të humb autoritetin, nuk të lë pa post, nuk të sjell dorëheqjen,  më fal nuk të merr gjë, vetëm i jep atij që lëndove. Nuk jam e habitur, jam e turpëruar që askush nuk e ka shqiptuar deri më tani, një më fal për këtë vrasje pushuesi. Vdiq, iku, u harrua.

Këtë ndjesi kam pasur edhe disa verëra të shkuara, kur një vrasës qëlloi në mes të plazhit te Kalaja, në Vlorë, të lante hesapet e emigracionit dhe vrau një pushuese shqiptare, që kishte ardhur nga Gjermania të pushonte në Vlorë. Sa herë kaloj buzë atyre shkallëve, që nuk i zbres më kurrë, pavarësisht se më pëlqen deti, më kujtohet ish- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, që nuk i doli nga goja një më fal, pas vrasjes së një pushueseje të pafajshme, në qytetin e drejtuar prej tij, ku kishte ftuar gjithkënd të vinin e ta shijonin, në hapjen e sezonit. Jo vetëm kaq, por tha pa ia bërë syri tërr: Fjëra që ndodhin, vazhdojmë pushimet.

Është as më pak, as më shume, e njëjta gjë që po ndodh edhe tani. Hajde vazhdojmë, shohim para, gjëra që ndodhin. E vërtetë, turizmi do të vazhdojë, vrasja nuk do të mbyllë portat tona përgjithmonë, por nëse e fshehim dhe groposim do e nxjerrë kokën, një ditë, ku e kur nuk e pret, do të ndodhë sërish, do të të ndodhë ty!

Kultura e mosndëshkimit, e braktisjes së fajit, është më e keqja, më vrastarja. Ajo po na ha përditë. A nuk vrau ajo dy fëmijë të vegjël,  vëlla e motër në Qerret. A dha njeri dorëheqjen? A tha njeri më fal?

Në Prizren, një vajzë e vogël, tre vjeç, vdiq nën rrënojat e një shtëpie nga ato që i ka për detyrim Bashkia t’i rrethojë e shembë, si të rrezikshme. Por nuk e bëri, dhe e vogla e pafajshme, dha shpirt poshtë tyre. Asnjë më fal, asnjë dorëheqje. Kur më thonë, të shkoj në Prizren, më kujtohet fytyra e saj, jo mbledhja e dy qeverive, as Lidhja e Prizrenit, dhe nuk shkoj.

Kudo ka vrasje, madje masive, ka frikë, ka pasiguri, por e gjitha është në emër të terrorizmit, ndërsa këtej e andej kufirit ku jemi prapë ne ndodh në emër të banalitetit. Po na ikën jeta kot. Ky komb po bëhet banal nga mungesa e rregullave, e qytetarisë, e njerëzillëkut, që merr përsipër fajin, qe thotë më fal, që jep dorëheqjen, që ndjen përgjegjësinë, që merr masa të mos ndodhin më. Këtu të vrasin sikur nuk ke qenë kurrë dhe pastaj pa pikë turpi ftojnë edhe të tjerë. Për çfarë, t’i vrasim dhe ata?

Turizmi është mbi të gjitha çështje besimi. Valbona aty ka qenë, po aq e bukur përherë, por pyetja “a është e sigurt?”, ia mbajti njerëzit larg aq gjatë. Tani që frika ka ikur, shko kërko hotel në Valbonë, dhe shiko a gjen dot qoftë një krevat të lirë, në fundjavë. Edhe Thethi pa drita ka qenë dhe është, rruga është po mizerje, por plot të huaj, që nuk iu ndahet zemra nga ai vend, ku njohin çdo njeri e pemë.

Pa thuaju të shkojnë në Dukagjin! Do ju kujtohet fytyra e adoleshentit të çmendur që vrau dy çekë si yje pse donte t’u vidhte celularin. Mynxyrë, damkë. Ndaj ai vend vazhdon me hashashin, se turizmin e ka qarë. Nuk të vjen kush, po nuk të besoi.

Turizmin e shet besimi dhe jo logoja e konkursit me Bruno Vespën.

Ndaj ngjarja me turistin rus mund te mbajë larg jo thjesht rusët, por gjithë turistët, prej jugut, që ka ardhur koha të mësojë nga veriu si bëhet turizmi. Siç ka ardhur koha të mësojmë rregullin nr 1, nuk ftohen njerëz në një shtëpi që nuk është gati.

Unë hyj tek ata që e kanë bërë, kam ftuar njerëz në këtë vend pa marrë parasysh përgjegjësinë ndaj tyre, vetëm në emër të dashurisë për vendin dhe nevojës për të ndarë atë që shoh dhe pëlqej vetë. Epo unë i detyrohem një më fal dhe kjo është më e pakta, asaj gruaje e asaj fëmijë që humbën burrin e shtrenjtë të jetës, në Jon. Nuk panë emisionin tim, as më lexuan mua, por unë ndihem përgjegjëse. Se kam folur para kohe.

Dritare.net/d.i.

 

Next Post

Bruksel, qeveria shqiptare prezanton 17 reforma për dy vitet e ardhshëm

Comments 1

  1. sifi says:
    9 years ago

    Krimi qe ndodhi qofte dhe padashje i mori jeten turistit rus babait te nje vajze te vogel qe mund ti bente puahimet kudo ne bote por zgjodhi Shqiperine ku i moren jeten vetem se nuk zbatohen rregullat . Demi qe i shkaktuar turizmit eshte I madh prandaj shteti te veproj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In