• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Faktori Trump”, Merkel më shumë mundësi për t’u rizgjedhur kancelare

by Java News
31/01/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarët e zonjës Angela Merkel shpjegojnë me shaka se përmirësimi i miratimit të punës së kancelares nga publiku ka ardhur si pasojë e “faktorit Trump”. Me zgjedhjet federale gati tetë muaj larg, udhëheqësja gjermane po mëkëmbet nga një nivel i ulët i përkrahjes nga publiku gjatë kulmit të krizës së refugjatëve në dimrin e vitit 2015-2016. Këshilltarët e saj mendojnë se duhet të falenderojnë presidentin e ri amerikan për këtë përmirësim.

Anketa e organizatës Forschungsgruppe Wahlen e përllogarit nivelin e miratimit për zonjën Merkel tani tek 74%, që është shumë më lart nga ai i homologëve të saj evropianë. Niveli i miratimit për presidentin Donald Trump në Shtetet e Bashkuara qëndron 42% sipas anketës së fundit të organizatës Gallup.

Zoti Trump dhe ndihmësit e tij nuk kanë ngurruar të kritikojnë kanceleren gjermane. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, zoti Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur zonjën Merkel për pranimin në Gjermani të refugjatëve të luftës nga vendet e Lindjes së Mesme, duke e fajësuar për atë që tha se ishte shatërrimi i vendit, megjithëse ndonjëherë tërhiqej dhe e cilësonte atë si një nga udhëheqësit e tij të preferuar botërorë.

Një vit më parë, zoti Trump parashikoi se “populli gjerman do ta rrëzojë nga pushteti këtë grua. Nuk e di se çfarë ka ajo në mendje”. Në një intervistë në mars të vitit 2016 për gazetën The New York Times, ai tha, “Gjermania po shkatërrohet. Kam miq nga Gjermania që nuk duan të kthehen. Gjermania po shkatërrohet nga naiviteti i Merkelit.”

Disa ditë para inaugurimit të tij këtë muaj, zoti Trump i tha gazetës The Times të Londrës dhe Bild të Gjermanisë se vendimi i Merkelit për të lejuar më shumë se një milion imigrantë në Gjermani ka qënë “një gabim katastrofik”. Pikëpamjet e tij pasqyrojnë linjën redaksionale të faqes elektronike Breitbart News, që deri kohët e fundit drejtohej nga një prej këshilltarët kryesorë të zotit Trump, Steve Bannon.

Parashikimiet për rrëzimin e saj të afërt megjithatë duket se kanë patur një efekt të kundërt në Gjermani. Sipas anketave të fundit, gati 60% e gjermanëve, mendojnë tani se vendi mund ta përballojë valën e refugjatëve. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak se numri i refugjatëve ka rënë nga 890 mijë në 2015-ën në 280 mijë vitin e kaluar.

“Shoku fillestar i ndikimit të refugjatëve ka filluar të bjerë”, i tha Zërit të Amerikës një këshilltar i zonjës Merkel. Ndërsa ajo fillon fushatën zgjedhore me shpresën për të siguruar një mandat të katërt si kancelare, Merkel dhe këshilltarët e saj po e përdorin tashmë Trumpin, megjithëse kancelarja vetë nuk është angazhuar në sulme të drejtpërdrejta ndaj Trumpit, duke ia lënë sulmet më të mprehta anëtarëve të tjerë të qeverisë gjermane.

Këshilltarët e zonjës Merkel theksojnë se niveli i miratimit për të ka vazhduar të rritet që nga votimi i britanikëve qershorit e kaluar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Pak ditë pas votimit britanik, i njohur si Brexit, popullariteti i zonjës Merkel u rrit me 9%, sipas një ankete të organizuar nga televizioni gjerman ARD, duke shënuar nivelin më të lartë që nga shtatori i një viti më parë, kur shifrat ranë ndjeshëm dhe në Berlin u përhap bindja se kancelarja po i afrohej shpejt një fundi politik.

Analistët thonë se shpjegimi më i mirë për këtë rritje të popullaritetit janë shenjat e rritjes së mbështetjes në mesin e vendeve të Evropës Perendimore për Bashkimin Evropian mes frikës së paqëndrueshmërisë. Evropianët e shohin largimin nga grupi si një “rrezik të madh”, tha zonja Merkel vitin e kaluar. “Askush nuk do ta vendosë veten në atë lloj ngatërrese si britanikët,” shtoi kancelarja.

Larg nga fryma e Brexit dhe valëve të lëvizjes Trump, partia nacionaliste gjermane AfD, e mbështetur fuqishëm nga Breitbart News, ka ngecur në anketat e opinionit tek 12%. Sulmi terrorist në dhjetor në Berlin, kur një refugjat tunizian përplasi kamionin e tij në një treg të Krishlindjes duke vrarë 12 persona, nuk ndikoi në mbështetjen politike për partinë AfD.(VOA)

ma.me

Next Post

FOTO/ Akrobacia e Bleonës në pozicionin... Dhe si gjithmonë e zhveshur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In