• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Faktorët që sollën fitoren e Donald Trump

by Java News
10/11/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara kanë marrë fund duke nxjerrë fitues republikanin Donald Trump. Që në orët e vona të ditës së martë u bë e qartë se zoti Trump kishte siguruar votat e nevojshme elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale. Rivalja e tij, Hillary Clinton pranoi të mërkurën humbjen dhe përgëzoi kundërshtarin, duke uruar që ai të jetë “një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët”. Urime i përcolli zotit Trump edhe Presidenti Barak Obama.

Zoti Trump siguroi një fitore thuajse të pamundur për t’u bërë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Biznesmeni miliarder, i cili u nënvleftësua gjatë gjithë fushatës, madje edhe u vu shpesh në lojë nga analistët dhe nga shtypi, siguroi 288 vota elektorale. Kur të vijë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, zoti Trump do të jetë komandanti i parë i përgjithshëm që nuk është zgjedhur kurrë më parë në një post publik, nuk ka shërbyer në radhët e ushtrisë dhe nuk ka pasur asnjë post të lartë qeveritar. 70-vjeçari Trump do të jetë personi me moshë më të madhe i sapo-zgjedhur president.

Pas një fushatë të ndezur dhe shpesh me ofeza të ulëta dhe sulme personale, zoti Trump u përpoq të rikthente një ton ripajtimi dhe uniteti:

“Zotohem para çdo qytetari të këtij vendi të jem president i të gjithë amerikanëve,”tha në fjalën para përkrahësve zoti Trump, pasi ishte konfirmuar fitorja e tij.

Deri në ditën e zgjedhjeve, mendohej se zonja Clinton do t’i fitonte zgjedhjet, pasi anketat e kishin favorizuar kandidaten demokrate shumicën e kohës. Realiteti dëshmoi se anketat ishin gabuar dhe se zgjedhësit përqafuan kandidatin me mesazhin e një konkurrenti që nuk kishte të kaluar brenda qarqeve politike dhe si i tillë do të dinte ta ndryshonte Uashingtonin. Ai arriti të shfrytëzonte irritimin e votuesve ndaj elitës politike të vendit dhe ankthin në lidhje me gjendjen e ekonomisë.

Fitorja e zotit Trump mbylli një prej fushatave më të kontestuara dhe më përçarëse në historinë amerikane. Në aktivitete fushate, në intervista e biseda, kandidatët nuk i kursyen sulmet personale ndaj njëri-tjetrit.

Në qendrën e operacioneve të fushatës Trump, aktivistët ishin të elektrizuar, megjithëse ende ndjehej shija e hidhur e përçarjes që kishte lënë fushata. Sapo u bë e qartë se zoti Trump do të merrte një numër të mjaftueshëm votash për të fituar presidencën, punonjës të fushatës filluan të brohorisnin “Futeni në burg!” një aludim për komentet që bëri Donald Trump gjatë një debati me zonjën Clinton, ku tha se do të udhëzonte një proces hetimor për ta futur në burg ish-Sekretaren e Shtetit për keq-menaxhimin e komunikimeve shtetërore si shefja e diplomacisë amerikane.

Për javë me radhë para zgjedhjeve, zoti Trump nuk kishte përfillur anketat që tregonin se ai do të humbiste, duke i cilësuar si statistika të manipuluara kundër tij. Anketat me zgjedhësit që sapo kishin votuar tregonin se kandidati republikan kishte përfituar nga një pjesëmarrje më e lartë e bazës republikane, kryesisht amerikanë të bardhë nga zona rurale, përgjithësisht pa arsim të lartë. Shumë prej tyre e gjejnë veten të izoluar nga një ekonomi e ndikuar nga ndryshimet globale dhe u mobilizun nga komentet e zotit Trump kundër tregtisë së lirë dhe kundër imigracionit, si për shembull zotimi i tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksinën dhe për ta detyruar Meksikën të mbulojë shpenzimet e murit për të penguar futjen e imigrantëve të paligjshëm.

Megjithëse nuk gëzonte mbështetje mes pakicave, grave dhe votuesve më të arsimuar, të cilët mbështesnin zonjën Clinton, përkrahja e votuesve të bardhë të klasës punëtore mjaftoi për ta nxjerrë kandidatin republikan në krye të garës. Sipas anketave me votuesit që sapo kishin hedhur votën, 9/10 e afrikano-amerikanëve dhe 2/3 e hispanikëve kishin votuar për zonjën Clinton.

Zoti Trump do të ketë edhe mbështetjen e dy dhomave të kongresit që do të jenë nën kontrollin e republikanëve, të cilët arritën të ruajnë shumicën në të dyja këto dhoma në zgjedhjet e së martës. Kjo nënkupton që republikanët do të mbushin vendet boshe në Gjykatën e Lartë me kandidatë që pritet të sjellin pikëpamje më konservatore.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan, tha se zoti Trump kishte arritur një fitore shumë të madhe politike. Zoti Ryan u zotua të punonte për një axhendë legjislative në harmoni me presidentin e ardhshëm.

Megjithatë, Partia Republikane ndeshet me një numër sfidash masive, sidomos pas përçarjeve që shkaktoi kandidatura e zotit Trump. Gjatë fushatës së tij Donald Trump ka sulmuar republikanët e qendrës dhe ka kundërshtuar hapur shumë parime të konservatorizmit tradicional.

“Kemi përpara një skenar të panjohur,” thotë formuluesi i strategjisë për Partinë Republikane, Ron Bonjean. “Kjo është një fitore e paparashikuar nga një person pa të kaluar politike, i cili e ka tronditur nga themelet Partinë Republikane dhe tani po vjen në Uashington me një forcë tronditëse”. / VOA/a.k

Next Post
Roza Lati transformohet në një shëmtirë të vërtetë (FOTO)

Roza Lati rrëfen fëmijërinë e vështirë: Në familjen time ka pasur dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In