Qeveria e Ramës është akuzuar shpesh nga PD 4-vjeçarin e shkuar, dhe tashmë edhe nga LSI, për koncensionet. Por, shifrat flasin ndryshe. Sot aktualisht në Shqipëri janë në zbatim 209 kontrata koncensionare. Rekordin e koncensioneve e mban Genc Ruli, që si ministër ka firmosur plot 87. Pas tij vjen Florion Mima, që edhe qendroi për një kohë shumë të shkurtër si ministër, ka firmosur 38 koncensione. Ai pasohet nga Edmond Haxhinasto i LSI dhe vetëm i katërti renditet Damian Gjiknuri i PS-së. Sipas subjekteve politike, rezulton se PD ka firmosur 135 koncensione kur ka qenë në pushtet, LSI 52, ndërsa PS vetëm 22.(TemA)