• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fakte shkencore e njëkohësisht interesante për binjakët

by Java News
13/03/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund të kenë binjakët lëkurë të ndryshme nga njëri-tjetri? Përse kur plaken ngjajnë më pak? A është e vërtetë që kanë një gjuhë të tyren? Këtyre pyetjeve dhe jo vetëm, tashmë u janë dhënë përgjigje shkencore të gjitha për të njohur më shumë natyrën dhe personalitetin e fëmijëve binjakë.

Ajo e formuar nga Scott dhe Mark Kelly, dy astronautët “rekord” të NASA-s, është vetëm një nga shumë çiftet e binjakëve të studiuar nga shkenca. Efektivisht, ajo e motrave dhe e vëllezërve të ardhur në jetë nga e njëjta lindje është një botë tërheqëse, por ende e panjohur plotësisht, me disa dinamika që u shpëtojnë madje edhe vetë prindërve. Ja atëherë disa kuriozitete të verifikuara eksperimentalisht mbi këtë botë “dyfishe”.

Mamatë e tyre jetojnë më gjatë

Jo, sepse ndërrojnë panolinat e dy fëmijëve në të njëjtën kohë apo se i qetësojnë ata prej kapriçove. Por se, ato janë nëna të forta që në nisje duke qenë se kanë probabilitet më të madh për të konceptuar binjakë. Nënat e binjakëve duket se jetojnë më gjatë, por ama vetëm ato që bëjnë një lindje natyrale.

Nuk kanë shenja të njëjta identike dixhitale  

As edhe kur bëhet fjalë për binjakë monozigotë. Në këtë rast, gjurmët e tyre të gishtërinjve janë të ngjashme, por jo identike. Ai që e bën ndryshimin në këtë pikë është thjesht kordoni i kërthizës, i gjatë ose i shkurtër, që influencon formën e gjurmëve të gishtave.

Mund të kenë lëkurë me ngjyra të ndryshme

Kjo gjë mund të ndodhë te binjakët nga çifte të përziera: sipas ekspertëve, në Europë ekziston një probabilitet në 500, që një çift multietnik, në pritje të binjakëve, të shoh lindjen e këtyre të fundit me ngjyrë lëkure të ndryshme. Diskutimi vlen natyrisht vetëm për binjakët eterozigotë, të lindur nga bashkimi i dy spermatozoideve dhe nga dy qeliza vezë: sepse procesi i distribucionit gjenetik është rastësor dhe llojet gjenetike që përcaktojnë ngjyrën e lëkurës janë rreth njëzetë. Mund të ndodhë që në një nga binjakët prezenca e pigmentit të dominojë mbi mungesën e pigmentit, ose e kundërta. Por me trajtimet të veçanta këto raste tashmë sot janë thuajse të rralla, duke i krahasuar me një kohë më parë.

Përkëdheljet e para nisin që në barkun e nënës

Këtë e kanë zbuluar disa nga studiuesit e Universitetit të Parmës, Torintos dhe Padovës, në bashkëpunim me spitalin pediatrik Burlo Garofolo të Triestes, duke analizuar ekografitë 4D. Pas javës së 14-të të shtatzënisë dhe më pas, përkëdheljet mes binjakëve duken të gjitha të rastit dhe synojnë mirëkuptim të ndërsjellë.

Kanë një gjuhë të tyren

40 për qind e binjakëve, në fazat e para të zhvillimit të gjuhës,krijojnë një lloj forme komunikimi autonome praktikisht të padeshifrueshme nga të rriturit, por e kuptueshme brenda tyre. Gjuha që flasin rezulton të jetë onomatope dhe me fjalë të ndërprera. Përgjithësisht ky kod komunikimi zhduket me rritjen: nuk është tipike vetëm e binjakëve, por edhe atyre motrave dhe vëllezërve që kanë diferencë të vogël në moshë.

Sa më shumë pleqërohen aq më pak ngjajnë

Ndodh shpesh që binjakët identikë të ngjajnë shumë më pak me njëri-tjetrin me kalimin e viteve. Ky fakt mund të na befasojë, por nuk është edhe aq i çuditshëm. Kjo gjë varet nga ndërveprimet mes gjeneve dhe faktorëve mjedisorë: kushtet e ndryshme të jetës ndërhyjnë te gjenet duke i ndryshuar kimikisht dhe origjinalisht, për shembull, patologji të ndryshme, personalitete të ndryshme shkaktojnë ndikime të ndryshme fizike. Studimet në këtë fushë kanë treguar gjithashtu se binjakët identik zor se vdesin nga të njëjtat kushte.

Mund të kenë baballarë të ndryshëm

Kjo është një rrethanë shumë e rrallë, e cila kërkon që në grua të prodhojë dy qeliza vezë në të njëjtin muaj (normalisht maturohet vetëm njëra) ndërsa ajo duhet të kryejë marrëdhënie me dy meshkuj të ndryshëm në harkun e pak ditëve. Sepse spermatozoidet mund të mbijetojnë në trupin femëror disa ditë dhe kështu që mund të fekondohen dy vezë të ndryshme. Shqip

Next Post

VIDEO/ Momenti kur një qen përfundon aksidentalisht në gojën e një krokodili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In