Në seancën dëgjimore të Komisionit të Edukimit dhe Informimit, kryetarja e këtij komisini Albana Vokshi, jashtë çdo etike komunikimi duke ulëritur ka sulmuar ministren e arsimit Lindita Nikolla, duke i thënë se raporti i PISA 2015 është skandaloz për Shqipërinë dhe punën e bërë nga ministrja.
E ndërkohë që Nikolla përpiqej të shpjegonte të vërtetën e raportit të PISA e shumë të vërteta të tjera mbi të cilat spekullohej në Komision, asgjë nuk dëgjohej nga zhurma që bënte drejtuesja Vokshi. Por, si është e vërteta e faktuar në lidhje me raportine PISA 2015?
Bazuar në raportin e publikuar të PISA-s, letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.
“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.
Rezultati i Shqipërisë në PISA 2015 shënon një progres të dukshëm, renditemi i vendi i tretë për sa i përket rritjes së ritmit në matematikë dhe vendi i katërt për sa i përket shpejtësisë së rritjes në shkenca. Kronologjia e rezultatit është e tillë që në vitin 2000, Shqipëria është renditur nga fundi i listës së vendeve pjesëmarrëse, duke lënë pas vetëm dy vende, në vitin 2012 është renditur e 56-ta, duke lënë pas 9 vende dhe në vitin 2015 Shqipëria është renditur në vendin e 51 ndër 72 vende pjesëmarrëse, duke lenë pas 21 vende ndër të cilat Turqia, Maqedoni, Mali i Zi, Katari, Brazili etj. Ky rezultat flet për një përfaqësim shumë më dinjitoz të Shqipërisë në këtë vlerësim dhe reflekton arritjet reale të reformës që po zhvillohet në arsimin parauniversitar, nivelin e lartë të përkushtimit të mësuesve në procesin mësimor-edukativ, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të kualifikimeve sistematike të mësuesve.
Në vijim gjeni një faksimile të komunikimit zyrtar të përfaqësuesve të Komisionit Europian me përgëzimet mbi arritjet e Shqipërisë në PISA 2015. Megjithatë kuptohet që Vokshi në fund të fundit ka përsëritur Bashën, i cili nuk e dinte njëlloj si Vokshi të vërtetëne PISA-s. Ose të paktën, ashtu hiqen. /lexo.al/ ma.me











