Lulzim Basha ka humbur të dielën jo vetëm në bastionet e demokratëve por edhe “shtëpinë” e vet.
PD ka humbur dje edhe në qendrën e votimit me numër 1929 që i përket lagjes ku është rritur dhe voton kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kështu në zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2013 në këtë qendër votimi PD kryesonte me 222 vota kundrejt 198 votave që morri PS.
Ndërkohë që nga numërimi i votave të kësaj qendre për zgjedhjet e që u zhvilluan dje, ka rezultuar se Lulzim Bashën nuk e kanë votuar as fqinjët dhe të afërmit e vet. Kjo pasi PS aktualisht në këtë qendër votimi ka marrë 212 vota, ndërsa PD 151 vota, pra duke siguruar një avantazh me 61 vota më shumë.
Në total duke marrë parasysh edhe diferencën e zgjedhjeve të shkuar, atëherë rezulton se në qendrën ku votoi vet Basha, PD ka pësuar një rënie me 85 vota./a.ç