• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE / A ia pagoi Zoto udhëtimin Gjiknurit? Ja çfarë thonë dokumentet zyrtare

by A R
13/07/2023 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e paraqitur në Kuvend nga SPAK përmes të cilës kërkon autorizimin për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj përmbante disa të dhëna ku dyshohej se biznesmeni Klodian Zoto kishte paguar në dy episode hotele në emër të ish-ministrit të Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Vjenë dhe Frankfurt.

“Në emailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 12 mars 2014 rezulton se i është dërguar email nga booking.com për prenotimin e tij në Radisson blu sky hotel Vienna ku i konfirmohet rezervimi me nr… në adresë…. me guest name Damian Gjiknuri me periudhën 12.3.2014 deri në 13.3.2014.”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por si qëndron ky fakt në realitet përtej asaj çka është gjetur në e-mailin e Zotos? Gazeta TemA disponon faturat për rezervimin dhe pagesën e hotelit ku ka qëndruar Gjiknuri në datën 12 Mars. Konkretisht, rezulton se Gjiknuri NUK ka fjetur në Radisson Blu Sky Hotel Vienna sikurse pretendohet nga këqyrja e e-mailit të Zotos.

Dokumentet zyrtare tregojnë se Gjiknuri në datën 12 mars 2014 ka fjetur në Hotel Ambassador me rezervimin me numër TL 34979619, Standard Sigle Room me emrin Mr. Damian Gjiknuri. Rezervimi dhe pagesa e hotelit konfirmohet të jetë kryer nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë titullar i të cilës ishte në atë kohë Gjiknuri.
Sipas urdhërit të shërbimit rezulton se Gjiknuri ndodhej për vizitë pune në Vjenë në kuadër të bisedimeve që qeveria shqiptare po zhvillonte me kompaninë çeke CEZ për rishtetëzimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Gjiknuri shoqërohej në këtë udhëtim nga këshilltarja e tij Entela Çipa, pjesë e grupit negociator për çështjen e ÇEZ, ashtu sikurse ishte edhe ministri Ahmetaj po pjesë e grupit negociator nga pala e qeverisë shqiptare. Negociatat zhvilloheshin në Vjenë nën kujdesin e Komunitetit Evropian të Energjisë.

Rasti i dytë cituar në dosjen e SPAK është ai i një fjetjeje të pretenduar në Frankfurt të Gjermanisë në datën 8 Shkurt 2014. “Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gazeta TemA disponon edhe urdhërin e shërbimit jashtë vendit për rastin e dytë të cituar në dosjen e prokurorisë që përkon me udhëtimin tranzit nga Frankfurti, Shkurtin e vitit 2014. Sipas urdhërit të shërbimit, rezulton se Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë zhvillonte një shërbim në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të merrte pjesë në Sesionin Shkencor që do të zhvillohej në Universitetin e Harvardit. Nisja për këtë shërbim është në datën 8 Shkurt 2014 dhe kthimi në datën 17 Shkurt 2014.

TemA disponon edhe rezervimin nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë të biletës së udhëtimit me itenerarin: Nisje nga Tirana në datën 8 Shkurt, ora 05:50 dhe mbërritje në Romë në orën 07:15; Nisje nga Roma në datën 8 Shkurt, ora 18:40 dhe mbërritje në Frankfurt në orën 20:45; Nisje nga Frankfurti në datën 9 Shkurt në ora 11:20 dhe mbërritje në Boston në orën 13:30.

Urdhëri i shërbimit përcakton qartësisht se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë merr përsipër pagesën për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit, dietat, siguracionin shëndetësor”.

Next Post
“Vetëvendosje” mbron Kurtin: I patrembur para krimit të 20 vjetëve!

"Vetëvendosje" mbron Kurtin: I patrembur para krimit të 20 vjetëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In