• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ A do ta mbrojë Kryemadhi ish-drejtorin e LSI pasi të njihet me këtë Dokument?

by A R
24/03/2018 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tentativë për ta mbrojtur, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” ka fundosur ish-Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.

“Arrestimi i Dashamir Xhikës për rrugën e Gjinarit është për një akuzë rreth një tenderi të vitit 2011 kur ai nuk ishte fare aty. Rruga edhe sot e kësaj dite nuk është marrë në dorëzim. Xhika ka firmosur 60 mijë euro sepse rruga ishte shembur dhe nuk kishin buxhet. Me vendim të Këshillit Teknik që drejtohej nga ky Qendro është marrë vendimi. Sot e kësaj dite, kompania që ka patur tenderin ka të bllokuar garancinë bankare 250 milion lekë. Rruga e Gjinarit ka shërbyer si gjobë ndaj Xhikës për ti dhënë tenderat firmave të tjera”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Duket se Xhika nuk i ka treguar Kryemadhit të gjitha letrat ose së paku Kryemadhi nuk ka qenë në gjendje që të arrijë të kuptojë e lexojë letrat.

Burime të rezervuara nga grupi i hetimit të kësaj dosjeje sqaruan se në fakt Dashamir Xhika ndodhet në burg për shkak të një shkeljeje të cilën Kryemadhi nuk ka patur ndoshta kapacitetin ta kuptojë.

Punimet për objektin “Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit” janë kryer sipas kontratës nga bashkimi i shoqërive “Arifaj” dhe “Vëllezërit Hysa”.  Po sipas kontratës, raporti i punës  që do kryenin shoqëritë ishin përkatësisht 90% “Arifaj” dhe 10% “Vëllezërit Hysa”.

Por çfarë ndodh në fakt? Firma “Vëllezërit Hysa” tenton të futet në garë për tenderin e një tjetër objekti, atë të rrugës Elbasan-Cërrik. Kusht për tu konsideruar oferta ishte eksperienca e mëparshme në punë të ngjashme por me vlerë të konsiderueshme punimesh. Duke qenë se me 10% të punëve të kontratës së rrugës së Gjinarit, firma “Vëllezërit Hysa” nuk arrinte të dilte me sukses në pretendimin për të marrë këtë tender të dytë ka thërritur në ndihmë drejtuesin e ARRSH-së në atë kohë Dashamir Xhika.

Shkresa bashkëlidhur mban numrin e protokollit Nr.3973 dhe është firmosur në 8 Majin e vitit 2015 nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika. Shkresa në formën e një Vërtetimi Punimesh i drejtohet shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. Në të thuhet se “vërtetojmë se punimet për objektin ‘Sistemim Asfaltim Rruga e Gjinarit’ janë kryer nga operatori ekonomik ‘Vëllezërit Hysa sh.p.k’në masën 93.39% mbështetur në aktmarrëveshjen marrëveshjen Nr.2982 Rep, Nr.1312 Kol, datë 11.05.2010.”.

Pra, ndonëse në kontratë rezulton se raporti mes dy shoqërive ka qenë përmbys, në shkresën e Xhikës të lëshuar shoqërisë “Vëllezërit Hysa” është pranuar se 93,39% të punimeve i ka kryer shoqëria në fjalë. Me këtë vërtetim, shoqëria “Vëllezërit Hysa” ka hyrë në garën e tenderit të rrugës “Elbasan-Cërrik” dhe më pas është klasifikuar si fituese. Prokuroria në këtë rast dyshon se Xhika ka lëshuar një dokument të pavërtetë në formë vërtetimi për të favorizuar një kompani duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në tenderin e zhvilluar më pas në rrugën Elbasan-Cërrik./lexo.al

Next Post
Përmirësim i lehtë i situatës në Shkodër, niveli i ujit bie me 15 cm

Përmirësim i lehtë i situatës në Shkodër, niveli i ujit bie me 15 cm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In