• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

#Fakenews vs. #Hopenews

by Rudina Xhunga
13/09/2018 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga/

Fake news është pjesë e medias shqiptare. Nuk nisi me portalet, u shtua me to.

Unë jam gazetare që nuk e nisa nga portalet. E nisa te “Koha Jonë” gazetarinë e angazhuar.

E angazhuar, nuk po e përdor për të thënë e majtë, por për të thënë patriote, gazetari në shërbim të vendit, jo vetes.

Anglisht patriot, ngjan sikur thua hero, këtu duket sikur nënkupton hajdut, po fake news më vete edhe kjo.

Dua të kthehem pas në kohë, në vitin ‘97. Në një nga reportazhet e mia më të vështira, në Cërrik.

Kur vajta, pa ditur ku shkoja, u gjenda mes kufomash.

Banorët ishin të armatosur dhe të dehur.

Të gjithë të ofronin fërnet dhe një gjuajtje me automatik.

Çfarë ndodhi në Cërrik! Banorët u lajmëruam se do vinin forcat speciale nga Tirana dhe do të merrnin qytetin nën kontroll.

Situata u mbars me fake news. Dhe e tillë siç qe, qyteti që po priste gjëmën, u bëri gjëmën disa punonjësve të Shik, që shkuan me blind, por qenë pak dhe të papërgatitur për çfarë i priste.

Kohë më pas, kur vitet kalojnë ti pyet veten, a ishte ‘97 një vit plot fake news dhe kush i shpërndau?

Kush përfitoi dhe kush humbi?

Dhe sa lehtë manipulohen njerëzit, sa kollaj është t’i bësh turmat të besojnë, sa shpejt marrin flakë, me pak fake news, zjarrit.

Duke ikur nga ajo kohë, për të cilën flitet pak, a thua se nuk qe marrëzia jonë kolektive, vijmë në ditët e sotme, kur fake news ndikon jetën e individëve të bëjnë zgjedhje të gabuara, duke u nisur nga perceptimi më shumë se logjika.

Fake news është pikërisht i tillë, vjen të të gënjejë dhe të të manipulojë duke shfrytëzuar mungesën e njohurive, logjikës të kujt manipulon edhe një lloj imitimi nga njëri te tjetri.

Sepse, nëse unë tani do hap gojën, shumë prej jush në sallë, do të hapni gojën.

A e zhdukim dot me ligje?

E vështirë, sepse nëse ti ndëshkohesh me gjobë, ai që ka paguar për fake news do paguajë edhe për gjobën.

Por jo e pamundur.

Por, mbi të gjitha, ajo që unë besoj është se, në betejën ndaj fake news, arma më e mirë është hope news. Nuk kam parasysh propagandën me këtë. Ajo është fake news më vete.

Kam parasysh lajmet e bukura të përditshmërisë së secilit, të përgjegjshmërisë së secilit, të angazhimit të secilit, të besimit të secilit se po, ka shpresë, ka njerëz, ka të ardhme, ka djem e vajza që nuk do të hyjnë në politikë për t’u bërë rrogëtarë kryetarësh, por patriotë të këtij vendi.

Këtij atdheu që kërkon me çdo kusht fytyrën e një brezi që e do pa kushte.

Ky është një hope news. Nëse e shpërndani, nuk ka fake news që ju del para.

Sepse edhe entuziazmi është ngjitës, edhe frymëzimi është ngjitës. Mjafton të militoni për të.

Të militosh nuk do të thotë të jesh militant.

Të militosh do të thotë të përfshihesh, të angazhohesh, të ndërveprosh.

Duke besuar se fraza “politika është e keqe”, është një fake news.

Ndaj uroj të bëheni pjesë e saj, siç uroj të bëheni gazetarë, juristë, sociologë, grafistë, shkrimtarë, të mirë.

Të bëheni profesionistë të mirë, sepse nëse ti bën mirë punën tënde, cilado, ajo qoftë, as konsumon, as prodhon fake news./dritare.net

Next Post
Lëvizja Vatra: Qytetarët e Luginës të mashtruar sistematikisht nga Kosova

Lëvizja Vatra: Qytetarët e Luginës të mashtruar sistematikisht nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In