• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fajin e ka Vettingu!

by Flogert Muça
10/04/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare pasditen e së martës, më 11 prill, për të diskutuar dhe miratuar komisionet e Vettingut. Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listat dhe dosjet e aplikantëve pas verifikimit nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Përmes një shkrese zyrtare, kreu i kuvendit Ilir Meta ka firmosur mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme plenare ditën e martë, në orën 16:00.

Mirëpo, pas kësaj shkrese ka reaguar edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar prerazi se nuk do të shkojnë për të votuar komisionet e Vettingut. Një qëndrim ky që është më domethënës se kurrë sot, kur kemi një krizë politike të cilën PD-ja e mban peng. Qëndrimi në çadër dhe mospërgjigja e ndaj ftesës së kryemninistrit Rama për të dialoguar, është poashtu domethënëse se në fakt, halli nuk janë vetëm zgjedhjet që me shumë gjasë do jenë një tsunam për PD-në, por është Vettingu. I cili ka qenë shkaku kryesor i ngritjes së çadrës dhe bojkotit të Kuvendit, si plani ”ZH” për ta sabotuar atë përfundimisht pas disa tratativave me ”Venecian” e ‘Kushtetuesen” që dështuan me sukses.

Këtë e konfirmoi Basha pardje me gojën e tij teksa tha se nuk do votojë vetting-un siç e do Edi Rama. Dhe pse e di i madh e i vogël se ky nuk është një projekt i Edi Ramës, por i mbështetur pa kushte nga ai për reformimin e drejtësisë. E di i madh e i vogël se reforma në drejtësi është një projekt ekspertësh të huaj dhe vendas, që ka marrë ‘OK’ nga Komisioni i Venecias e partnerët ndërkombëtarët dhe që është sot, kushti i vetëm për çeljen e negociatave me BE-në. Megjithatë, Basha nga çadra e vetmisë së madhe i tha ‘JO’ edhe pardje, duke sulmuar ndërkombëtarët si të blerë dhe duke treguar edhe njëherë përpara opinionit publik gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet ai vetë por edhe PD-ja e tij.

Fajin pra e ka Vettingu. Është ai ligj që po e lë PD-në jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit, me shpresën se Rama do hajë presonin e do thyejë fjalën e dhënë ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe shqiptarëve, ku tha se ”Çdo projekt reformë që merr ”OK” nga ndërkombëtarët, ka votën e PS-së”. E nëse Rama e thyen këtë fjalë të dhënë, jo vetëm që ai do jetë humbës, por ndërkombëtarët dhe shqiptarët më mirë të ikin të gjithë nga ky vend dhe të lenë çadrën si ‘padrone’ të Shqipërisë.

Vettingu dhe asgjë tjetër ëshët sot halli i madh i Bashës. I cili duke u kapur pas zgjedhjeve të lira, qeverive eksperimentale e të tjera histori qesharake si këto, në fakt po kërkon që të marrë ”OK” që Vettingu të mos kalojë siç duhet dhe të votohet një ligj tjetër fasadë. Pra, i vetmi që po bën propagandë për të bërë ligje fasadë sot është Basha, i cili ka një hall sa një mal përpara dhe për ta zgjidhur po çon edhe Partinë Demokratike në humnerë. Bashën dhe PD-në i “vret” vettingu korrekt dhe vetëm një pisllek politik për ta kthyer këtë ligj në fasadë i shpëton ata. Ndaj dhe sot bëjnë presionin me bojkot, duke lënë të kuptohet vazhdimisht se kërkojnë thjeshtë dhe vetëm siguri.

E marta do jetë dita kur Basha do dalë dhe do të ulërasë se Rama po kap drejtësinë, duke u dridhur në fakt nga mostërheqja që kryeministri po bën duke bërë asnjë hap pas nga fjala që i ka dhënë qytetarëve për të votuar ligjin e Vettingut, i cili është i gjithëpranuar nga Komisioni i Venecias, partnerët ndërkombëtarë dhe Gjykata Kushtetuese.

Të gjitha alibitë e Bashës dhe kushtet që ndryshohen nga ai ditë për ditë, janë stërkëmbësha që të çojnë në një pikë, te vettingu. Ai është fajtori i gjendjes së PD-së sot. E midis atij dhe PD-së, politika këtë herë duket të mendojë për shqiptarët dhe jo për veten, duke votuar për drejtësinë e vërtetë.

Next Post
DETAJET/ Cuku u përlesh me njërin prej vrasësve, tjetri e goditi pas koke, zbulohet identikiti i autorëve

Policia 'blindon' banesën e Artan Cukut, merret në mbrojtje familja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In