• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fadromat e Unazës se Re dhe modeli i zhvillimit të Shqipërisë

by S M
30/11/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Pas rreth një muaji protestash për projektin e Unazës së Re, banorët duket se po fillojnë të binden për të lejuar shembjen e mbi 300 ndërtimeve ku kanë jetuar prej vitesh. Fadromat po gërryejnë, bashkë me muret e kalbura të shtëpive e dyqaneve, kioskave e barangave, edhe rezistencën e asaj pjese të komunitetit të Unazës së Re, që kërkon kompensim të plotë financiar për ndërtimet pa leje ku ka jetuar prej dekadash. Pak po i shërben kësaj kauze lokale edhe politizimi i egër që i ka bërë projektit opozita, pasi siç shihet lodhja dhe bjerrja e protestave po e bën më të lehtë sesa mendohej punën e ARRSH dhe firmës ndërtuese të autostradës.

Ajo që po shohim këto ditë tek Unaza e Re është vetëm episodi i rradhës i betejës së shtetit me ndërtimet e paligjshme. Është thënë shpesh se në gjithë Shqipërinë ka rreth 400 mijë të tilla dhe se ky fenomen përbën një pengesë serioze, në rrugën e zhvillimit të vendit, fuqizimit të ekonomise, bujqësisë, turizmit dhe thithjes së investimeve të huaja. Për herë të parë, pas disa ndërhyrjeve kryesisht në bregdet dhe zona të caktuara informale, shteti po ndërmerr shembje masive në këmbët e kryeqytetit. Kjo që po ndodh nuk ngjan me shembjet në Shkozë apo ato të dhjetra apo qindra kioskave, dyqaneve e shtesave të pallateve nëpër Tiranë. Unaza e re e kryeqytetit po fillon të hapë trasenë e saj mbi një mizëri ndërtimesh, të cilat padyshim llogariten në disa mijëra (rreth 3500 sipas disa shifrave), kur projekti të jetë përmbyllur.

Kjo që po shohim është pra, vetëm një pjesëz e asaj që pritet të ndodhë në vitet në vijim. Beteja për 300 ndërtimet e para të shembura të Unazës së re, është në fakt përpjekja për të imponuar një model të caktuar, një raport të parë konkret mes shtetit dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Jo se kjo nuk ka ndodhur aty-këtu më parë, jo se kuadri ligjor nuk egziston prej vitesh, por sepse impakti social, ndjeshmëria e kësaj sifde aktuale, masiviteti dhe afërsia e saj me Tiranën, e kanë kthyer këtë projekt në “lakumesin” e forcës së shtetit dhe të imponimit të ligjit, edhe në rrethana kur diçka e tillë krijon impakt social jo të vogël.

Nuk është aspak e këndshme të nxjerrësh plaçkat, apo të mbyllësh biznesin këto ditë të ftohta dimri. Secili nga ata që kanë një shtëpi tek Unaza e Re, e cila këto orë po shembet nga fadromat, po kalon një dramë personale therëse dhe të vështirë për veten dhe familjarët që ka pas. Dhimbja e atyre njerëzve, të cilët pas 20 vitesh të qeta banimi në ato shtëpi, i kujtojnë ato të ligjshme dhe detyrimisht të kompensueshme, është e vërtetë dhe jo e rreme.

Megjithatë shteti nuk ecën përherë sipas ndjesive dhe emocioneve të një pjese të shtetasve të tij. Liria ime përfundon aty fillon liria e të tjerëve, thotë shprehja e njohur. Tirana, e bashkë me të e gjithë Shqipëria, s’mund të zhvillohen sipas logjikave dhe interesave momentale të politikës, e as sipas interesit të komuniteteve të caktuara. Ata që ndërtuan një dekadë më parë kuadrin ligjor për ndërtimet pa leje në Shqipëri, ishin njëkohësisht edhe ata që nuk i zbatuan kurrë ligjet që shkruan, e zeza në të bardhë. Dhe e bënë këtë sepse votat e Unazës së Re, e të gjitha zonave të tjera informale në vend, i panë si serbatorë votash për t’i përdorur në funksion të pushtetit të tyre. Kjo llogari meskine ka qenë një bonus i padrejtë që politika i ka bërë shkeljes së ligjit.

Ky është një model i prapambetur, hileqar dhe anti-zhvillim. Banorët e prekur nga projekte si ky i Unazës së Re duhet të kenë të gjithë empatinë e shtetit, por nuk duhet të kenë shtetin si pjesëmarrës në shkeljen e ligjit që ata kanë bërë, duke ndërtuar pa leje. Banesa sociale, kredi të buta e gjithfarë formash të tjera suporti duhen studiuar këtej e tutje, jo vetëm për Unazën e Re, por për shumë e shumë raste të ngjashme në të gjithë territorin. Sepse njollat e ndërtimeve abuzive janë prej shumë vitesh gangrena që pengon sa e sa projekte zhvillimi, sa e sa vende të reja pune, rrugë, vepra sociale, projekte industriale, turistike e bujqësore.

Me ndërtimet pa leje duhet një qasje afatgjatë dhe parimore. Është kjo njëra ndër ato sfida që shteti shqiptar e ka përballur në mënyra të improvizuara, të pabarabarta dhe për pasojë joligjore. Triumfi i ligjit tek Unaza e Re është shembulli i parë i fortë i fuqisë së shtetit, për të imponuar fuqinë e ligjit. Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme.

Next Post
VIDEO/ Profesoreshës i ikën truri, bërtet në mes të rrugës pasi mori…gjobë

VIDEO/ Profesoreshës i ikën truri, bërtet në mes të rrugës pasi mori...gjobë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In