Kancelaria gjermane Angela Merkel, ka thënë se rrjetet sociale nuk do t’i bëjnë njerëzit të lumtur, shkruan e përditshmja britanike The Independent.
“Është mirë ta kesh, aq sa është mirë ta kesh një makinë rrobalarëse”, ka thënë Merkel për facebook-un.
Merkel ka folur rreth ndikimit të rrjetit social facebook në një fjalim të sajin në një kishë protestante në Shtutgard të Gjermanisë.
Pasi ajo kishte folur për privatësinë online, një djalosh i ri e kishte pyetur kancelarin se nëse i pëlqente facebook-u.
Pasi ajo e krahasoi facebook-un me të pasurit një veturë apo një makinë rrobalarëse, e ndwrsa kjo deklaratw u prit me shumë të qeshura.
Merkel ka më shumë se 1 milion njerëz që e kanë pëlqyer faqen e saj në facebook.









