Facebook pranoi se mbledh vazhdimisht informacione për vendndodhjen e secilit prej përdoruesve të tij, pavarësisht nëse ata e kanë aktivizuar apo jo gjeolokalizuesin, për arsye sigurie dhe për qëllime reklamimi.
“Edhe nëse dikush nuk aktivizon të dhënat e vendndodhjes, Facebook ende mund të përcaktojë pjesërisht vendndodhjen e tyre, falë informacionit që ata japin përmes aktiviteteve dhe lidhjeve të tyre në shërbimet tona të ndryshme”, deklaroi grupi, në një letër dërguar dy senatorëve amerikanë më 12 dhjetor dhe që u transmetua në Twitter të martën.
Kur njerëzit çaktivizojnë gjeolokalizuesin, platforma ruan akoma të dhëna, por janë veçanërisht adresat IP (sistemi i identifikimit të një lidhjeje në internet), ato që tradhtojnë përdoruesit e shqetësuar për ruajtjen e sekretit.
Megjithatë, në këtë rast, Facebook specifikon se ndalet në nivelin e qytetit ose kodit postar, pa u përpjekur të shkojë më tej, përveçse për arsye sigurie.
Grupi kalifornian mbledh të dhëna personale të të gjitha llojeve, nga afërsisht 2,2 miliardë përdorues të tij të përditshëm të të paktën njërës prej platformave të tij (Instagram, Messenger, WhatsApp, Facebook). /e.s/