Facebook është gati për të lançuar në treg aplikacionin e tij për dhënien e lajmeve. Një burim brenda kompanisë ka konfirmuar për Mashable se aplikacioni është ende në fazën e testimit dhe nuk ka një datë të saktë të publikimit të tij.
Mendohet se aplikaconi do të quhet Notify dhe do të shërbejë si burim kryesor informacioni, ku gazeta të ndryshme në web do të shfaqin lajme të tyret me jo më shumë se 100 karaktere dhe se një link do të çojë lexuesin drejt websajtit ku është marrë lajmi.
Aplikacioni po testohet aktualisht nga një grup i vogël publikuesish dhe ka shumë mundësi që të lançohet nga fundi i këtij muaji.