• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fabula e Berishës për rikthimin në pushtet

by Eduard Zaloshnja
25/04/2022 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh kur filloi serinë e foltoreve, Berisha i është përmbajtur një fabule të thjeshtë politike, e cila duket se i ka funksionuar tek pothuaj çereku i shqiptarëve – në një sondazh që publikova javën e shkuar, rreth 24% e të anketuarve e simpatizonin atë ndër politikanët kryesorë të vendit. (Për krhasim, në një sondazh të ngjashëm që zhvillova në shtatorin e vjetshëm, vetëm 14% e simpatizonin).

Fabuala politike e përsëritur pa pushim nga Berisha gjatë 8 muajve të fundit përmblidhet në këta pak rreshta: “Më detyruan të kthehem në politikën aktive njerëzit e Sorosit në Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe ushtari i tij në krye të SHQUP-it. Do të rikthehem në krye të PD-së dhe eventualisht në krye të qeverisë, përkundër përpjekjeve të tyre për të më denigruar. Në janar të 2025-ës, në Shtëpinë e Bardhë do të rikthehet një president republikan (Trump apo një i ngjashëm) dhe në Kongres do të dominojnë po republikanët, me ndihmën e të cilëve do të më revokohet statusi non grata nga Departamenti i Shtetit dhe do ta mund Edvin Ramën në zgjedhjet e pranverës 2025”.

Pjesën e parë të kësaj fabule, Berisha pothuaj e ka materializuar. Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit, duke u larguar nga SHQUP-i, ku Berisha është bërë de facto zot i tij. Ka disa pengesa ligjore të shkaktuara nga apelimi i Alibeajt në Gjyakatën e Apelit, por si në terren edhe në qendër, njërzit pranë këtij të fundit nuk janë në gjendje të marrin kontrollin e PD-së.

Pjesa e dytë e fabulës së Berishës ka gjasa të materializohet, me një sukses të pritshëm të republikanëve këtë nëntor në Kongres dhe me një dështim të Presidentit Biden për t’u rizgjedhur pas dy vjetësh.

Pjesa e tretë e fabulës është më e vëshirë për t’u realizuar. Sapo një republikan të shkojë në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, Berisha duhet të ketë bërë gati një ofensivë të fuqishme lobiste republikane, përmes së cilës të vihen sa më shpejt në lëvizje proceset burokratike në Departamentin e Shtetit, për revokimin e statusit non grata. Që kjo të ndodhë para zgjedhjeve shqiptare të pranverës 2025, gjasat janë të vogla, por jo zero.

Dhe vijmë tek pjesa e fundit e fabulës së Berishës – mundjen e Ramës në zgjedhje. Që ta mundë Ramën në zgjedhje, atij do t’i duhet të ketë gjysmën e shqiptarëve simpatizantë, e jo vetëm çerekun, si sot. Por të ngjitesh nga çereku te gjysma, është një e përpjetë e madhe për një plak 81 vjeçar (aq vjeç do të jetë Berisha më 2025).

Të dhënat zyrtare të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se vetëm 10% e pjesëmarrësve të zgjedhjeve të 25 prillit të vjetshëm ishin të rinj 18-24 vjeç dhe 17% të rinj 25-34 vjeç. Ndërkohë këto mosha përbëjnë plot 34% të banorëve të rritur të vendit. Kjo pjesëmarrje e ulët e të rinjve në zgjedhjet e vjetshme të prillit, kur konkuronte për kryeministër një 56 vjeçar me një 46 vjeçar, janë një ogur i keq për një plak 81 vjeçar, që synon të rikthehet për herë të tretë në pushtet. Ai e kishte energjinë për të galvanizuar votuesit e rinj, kur erdhi për herë të parë në pushtet. Po atëherë ishte vetëm 47 vjeç…

Opozitës i duhet një lider i ri – në moshë e mendim – që të rikthehet në pushtet…

Next Post
Ukraina kërkon pajisje për centralet bërthamore

Ukraina kërkon pajisje për centralet bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In