• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fabrikë kanabisit në kishë, britaniku ndihmon shqiptarin që të mos zbulohet…

by A R
20/08/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një britanik u dënua me burg nga një gjykatë pas zbulimit të një fabrike kanabisi në një godinë që dikur kishte shërbyer si kishë. Nuk u provua kurrë që Steven Morgan kishte shkelur në kishën e vjetër që ndodhej në Armitage, por gjykata e gjeti fajtor pasi dëgjoi se ai kishte qenë në dijeni të aktivitetit kriminal dhe kishte ndërmarrë veprime aktive që ky aktivitet të mos zbulohej. Morgan, 56-vjeç u kap nga kamerat e sigurisë teksa blinte aromatizues, që në gjykatën e Stafford u tha se i donte për të mbuluar erën e kanabisit. Pak kohë më pas në ambientet e kishës u zbulua edhe një faturë e këtyre blerjeve.

Morgan u dënua për një periudhë më të gjatë se personi që kujdesej për fabrikën, që ishte një shqiptar. Më 24 Korrik, kur policia hyri në kishë pasi kishte marrë ankesa për erën që vinte nga kjo godinë, gjeti brenda H.Malajn. Ky i fundit u dënua me 14 muaj burg.

Në gjykatë hetuesit thanë se Morgan ia kishte lënë ambientin me qira palëve të tretë, kundrejt tarifës prej 1 mijë paundëve për shkak se ishte në borxhe të mëdha. Ai e kishte marrë vetë me qira si magazinë për gjysmë çmimi.

Kur zbuloi se po përdorej për fabrikë kanabisi, mbylli njërin sy dhe u përpoq ta fshihte zbulimin e saj duke blerë aromatizues… Përveç kësaj, në gjykatë u zbulua se mes Morgan dhe shqiptarit Malaj, që u përshkrua si “kopshtari” i kësaj u fabrike, kishte pasur më shumë se 40 telefonata.

I gjithë ambienti ishte përshtatur në mënyrë të sofistikuar për të kultivuar drogën. Vlera e bimëve të kanabisit që u gjetën në këtë kishë kapte vlerën e rreth 214 mijë paundëve.

Avokati i britanikut pranoi problemet financiare të 56-vjeçarit dhe faktin se kishte mbyllur njërin sy, kur kishte kuptuar aktivitetin që po lulëzonte brenda kishës, por tha se klienti i tij nuk kishte lidhje me këtë aktivitetet.

“Nuk ka prova se ai ka shkelur brenda në kishë. Nuk bëri asnjë tentativë të sofistikuar për të mbuluar çfarë po ndodhte. Pa një mundësi për të bërë para dhe e shfrytëzoi”, tha avokati mes të tjerash.

Në përfundim, gjykata e dënoi Morgan me 27 muaj burg.

/a.r

Next Post
Përfshihet nga flakët makina e gardianit të burgut në Berat / Çfarë u konstatua nga policia

Përfshihet nga flakët makina e gardianit të burgut në Berat / Çfarë u konstatua nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In