• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimi i urave nga FA, Xhaçka apel bashkive: Skanoni zonat që izolohen

by Java News
05/11/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak kilometra larg qytetit të Librazhdit, mbi 700 banorë të fshatit Spatharë po përgatiteshin sërish për izolimin shkaktuar nga i ftohti i dimrit. Por, ura me gjatësi 30 metra, ndërtuar këto ditë nga Forcat e Armatosura i ka dhënë fund një prej problemeve kryesore të fshatit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me banorë të fshatit deklaroi se është koha që çdo Bashki të bëjë një skanim të mirë e të plotë të të gjitha zonave të thella ku muajt e dimrit paraqiten të vështirë.

“Djemtë tanë të batalionit të dytë të xhenios, janë të kudondodhur. Marr përditë mesazhe falenderimi nga banorë, nga të gjitha zonat e Shqipërisë, aty ku Forcat e Armatosura kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e urave apo në zgjerimin dhe sistemimin e rrugëve, në ato zona ku nuk është vënë dorë kurrë, apo ku mundësitë e pushtetit vendor kanë shteruar. Bashkëpunimi me pushtetin vendor është një element i rëndësishëm i kontributit që FA mund të japin për komunitetin. Ndaj është e nevojshme që strukturat vendore të bëjnë një skanim të plotë, të gjitha zonave, të cilat më së shumti izolohen gjatë muajve të dimrit, për t’i paraprirë problemeve që mund të shfaqen. Ky skanim do të na ndihmojë në koordinimin e veprimeve për t’ju gjendur pranë, në kohën e duhur të gjithë banorëve, kryesisht në zonat më të thella, atje ku nevojitet edhe ndërhyrja jonë, tanimë edhe në kushtet e administrimit të Emergjencave Civile nga FA”, tha ministrja gjatë inspektimit të urës tanimë të përfunduar.

Kryetari i grupit kuvendor socialist, njëherësh deputet i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vlerësoi reformën e ndërmarrë nga ministrja e Mbrojtjes për reformën në drejtim të Emergjencave Civile apo Rezervave të Shtetit.

“Të gjithë kolegët e qeverisë janë në territor sepse ashtu siç jemi angazhuar para jush më 25 qershor që bashkëqeverisja me njerëzit nuk është thjeshtë një slogan, por është një vepër, edhe ndërtimi i kësaj ure sot nga forcat e ushtrisë tregon se ato po e ndryshojnë dita – ditës funksionin e tyre në shërbim të nevojave primare që kanë njerëzit. Dua ta përshëndes Oltën për një reformë e cila ishte e domosdoshme dhe tani po konkretizohet. Kalimi i Emergjencave Civile, dhe i Rezervave të Shtetit në vartësi të Mbrojtjes është një prej reformave më të rëndësishme që në ditët e ftohta të dimrit dhe me shumë dëborë fshatrave të Librazhdit, fshatrave verilindore të Shqipërisë, FA do të kenë mundësinë e menjëhershme të ndihmojnë të gjitha familjet që do të kenë nevojë për t’u asistuar nga djemtë por edhe nga vajzat e palodhura të FA”, tha deputeti Balla.

Gjatë vizitës në qarkun e Elbasanit, ministrja e Mbrojtjes, e shoqëruar ngadeputeti Anastas Angjeli është ndalur edhe në qytetin e Gramshit, aty ku Forcat e Armatosura nisën fushatën e rekrutimit.

“Natyrshëm mund të thoni, po pse duhet të zgjedhim ne sot këtu ta marrim përsipër këtë mision, të bëhëmi pjesë e FA? Sepse e them me bindje, ky mision është veç të tjerave, një profesion. Të bëhesh pjesë e FA do të thotë të fitosh një profesion, dhe jo një profesion si gjithë të tjerët. Është një profesion që ka edhe sakrificën brenda, ka edhe kufizimet brenda, por si rrallëherë, është një profesion që mban më së shumti stemën e krenarisë për veten. E ndaj sot me ju për herë të parë, këtë thirrje, pasi sot ka më shumë garanci se karriera në FA ju jep jo vetëm një të ardhme, por ju jep edhe shumë më tepër mundësi. Mundësi për të studiuar jashtë vendit të mbështetur nga shteti dhe nga partnerët ndërkombëtarë, mundësi për të marrë shërbime ju dhe familjet tuaja në shëndetësi, arsimim falas, për t’u zhvilluar në karrierë në nivelet më të larta të gradave të ushtarakut, për të qenë qytetarë më i privilegjuar në shoqëri përgjatë, por edhe pas karrierës në FA”, tha ministrja e Mbrojtjes gjatë takimit me të rinj e të reja të qytetit të Gramshit.

Pas Gramshit, ku dhjetra të rinj shprehën interes dhe u regjistruan për t’u përfshirë në fushatën e sapo nisur, “Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura”, do të vijojë edhe në Tiranë, Shkodër e Berat, ku kërkesat për elementë të rinj janë të mëdha

 

 

.
050

thumbnail_040

thumbnail_030

020

thumbnail_010

Next Post
LSI mbledh Konventën Kombëtare: Barrierë timonierëve dhe atyre që u kanë humbur patentat e krimit

LSI mbledh Konventën Kombëtare: Barrierë timonierëve dhe atyre që u kanë humbur patentat e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In