Piloti i Ferrarit në Formula 1, Sebastian Vettel ka treguar se është jo vetëm një pilot i mirë por edhe një këngëtar po aq i mirë. Gjermani i është gëzuar fitores në garën e Singaporit duke kënduar këngën e italianit Toto Cotugno “lasciatemi cantare” (më lini të këndoj).
Por Vettel e ka sjellë atë në versionin F1 duke e kënduar “lasciatemi guidare” (më lini të vozis).









