• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropianët të shqetësuar nga kandidati Donald Trump

by Aalison Pearse Stevens
12/08/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ndodh shpesh që një aleat i fuqishëm të kritikojë një kandidat për president në Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur “të neveritshëm”, por presidenti francez Francois Hollande përdori pikërisht këtë term për të përshkruar “ekseset” e kandidatit republikan Donald Trump.

Në Gjermaninë fqinje, kancelarja Angela Merkel është treguar më diplomatike, duke thënë vetëm se ajo është duke ndjekur fushatën amerikane “me interes.” Por, ministri i jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier e ka quajtur zotin Trump një “predikues të urrejtjes”, ndërsa kryeministri italian Mateo Renzi i ka vendosur të gjitha shpresat te fitorja e kandaidates demokrate, Hillary Clinton.

Fushata e polarizuar presidenciale në Amerikë ka tërhequr vëmendjen edhe në Evropë. Udhëheqësit në Evropë po ndjekin me shqetësim dhe madje frikë komentet dramatike të zotit Trump në lidhje me NATO-n, armët bërthamore dhe emigracionin, thonë analistët. Ndërsa partitë populiste po përshëndesin kandidaturën e tij.

“Njerëzit në njëfarë mënyre janë mbërthyer si spektatorë disi të tmerruar”, thotë Ian Bond, drejtor i politikës së jashtme në Qendrën për Reformën Evropiane, me bazë në Londër. “Ata shpresojnë se çdo gjë do të përfundojë mirë, por e kanë të qartë se nuk kanë shumë ndikim në rezultatin e kësaj gare.”

Besueshmëri e ulët për zotin Trump

Një sondazh i bërë në qershor nga Qendra Peë për Kërkime, tregoi se vetëm nëntë për qind e evropianëve kishin besim në një presidencë të udhëhequr nga zoti Trump, në krahasim me 59 përqind për një presidencë nën zonjën Clinton, e cila njihet në Evropë nga vitet kur ajo ishte Sekretare e Shtetit.

Problemi kryesore i zonjës Clinton në mesin e votuesve amerikanë se ajo nuk mund të besohet, nuk është transferuar në Evropë. Në Francë, për shembull, akuzat për skandale nuk kanë penguar politikanët si ish-presidentin Nicolas Sarkozy nga përpjekjet për të kandiduar për president.

“Unë nuk mendoj se besueshmëria është një çështje aq e madhe në Francë në krahasim me Shtetet e Bashkuara”, thotë Paul Godt, një ish-profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan të Parisit. Në sistemin parlamentar të Evropës gjithashtu votuesit votojnë për partitë, thotë ai, në vend të individit.

Pas karrierës së saj disa vjeçare në diplomaci, zonja Clinton ka krijuar një avantazh ndaj rivalit të saj kur është fjala për udhëheqësit evropianë.

“Shumë prej tyre mendojnë se ajo është e besueshme, një bashkëbiseduese e qëndrueshme”, thotë analisti Bond. “Nga ky këndvështrim, çështja e besueshmërisë është një pengesë shumë më e madhe për zotin Trump në aspektin e marrëdhënieve të ardhshme me aleatët, se sa për zonjën Clinton”.

Mbrojta

Problemi i paqëndrueshmërisë del edhe më qartë kur është fjala për mbrojtjen. Qëndrimi i zotit Trump mbi çështjen bërthamore, përdorimin e armëve bërthamore, dhe sugjerimet e tij se vende të reja si Japonia dhe Koreja e Jugut duhet t’i shtohen listës së vendeve që zotërojnë armë të tilla, ka ngjallur shqetësim në këtë rajon, i cili ende kujton pasojat e Luftës së Ftohtë dhe ato sulmeve të fundit terroriste.

Vendet e Evropës Lindore, në veçanti, kanë reaguar me forcë kundër sugjerimit të tij se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbrojnë aleatët e NATO-s të cilët nuk japin kontributin e duhur financiar.

Kritikët e tij gjithashtu janë të shqetësuar nga lëvdatat që ai i ka bërë presidentit rus Vladimir Putin dhe komentet mbi përfitimet nga lidhjet më të ngushta SHBA-Rusi.

Donald Trump gjithashtu ka kritikuar politikën e Gjermanisë ndaj refugjatëve në bazë të së cilës vitin e kaluar vendi mori gati një milion azilkërkues, duke parashikuar humbjen e kancelares Merkel në zgjedhjet ardhshme.

Udhëheqësja gjermane nuk iu është përgjigur këtyre komenteve duke u thënë gazetarëve se ajo nuk dëshiron të “përfshihet në debatin amerikan.” Por Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier ka qenë më i hapur, duke e akuzuar zotin Trump si një nxitës të frikës.

Zoti Trump ka shkaktuar zemërim edhe në Britaninë e Madhe, ku parlamenti britanik ka hedhur në debat propozimin që atij t’i ndalohej hyrja në vend. Ministri i Jashtëm i vendit, Boris Johnson, në fillim të këtij viti e përshkroi zotin Trump, si një njeri të papërshtatshëm për të qenë president.

Udhëheqësit e kaluar që kanë ngjallur shqetësim

Miliarderi amerikan nuk është i vetmi kandidat në SHBA që ka ngjallur shqetësime në Evropë. Tri dekada më parë, shumë evropianë e shihnin republikanin Ronald Reagan thjeshtë si një tjetër yll të Hollivudit, pa përfillur dy mandatet e tij si guvernator i Kalifornisë.

Demokrati Bill Clinton nga Arkansasi, në garën presidenciale të vitit 1990 shihej si një politikan pa përvojë dhe me prirje izoluese. Barack Obama, gjithashtu kishte pak përvojë, kur ai ishte kandidat për president tetë vjet më parë, si një senator i ri nga nga Ilinoisi.

“Evropianët i kanë konsideruar prej kohësh amerikanët si mjaft naivë, kur është fjala për politikë,” thotë Godt. “Prandaj unë nuk mendoj se kandidimi i një personi të pakualifikuar për president i shqetëson ata shumë.”, vitohet VOA. (b.an)

Next Post

VV: Situata në Kosovë nuk do të jetë e qetë, aksionet tona do të radikalizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In