Brukseli vazhdon të bëjë presione kundër Beogradit që të mos rrezikojë autonominë e Vojvodinës. Nga Bashkimi Evropian, vetëm brenda pak ditësh Beogradit i kanë shkuar dy vërejtje rreth Vojvodinës, shkruan gazeta serbe “Novosti”, transmeton Koha.net.
Deputetë t Parlamentit Evropian, në rezolutën e miratuar për Serbinë, kërkojnë që të mos pakësohen kompetencat e Vojvodinës dhe të zgjidhte çështja e financimit të saj.