Evropa po përpiqet që të nis sa më shpejt të jetë e mundur procesin e vaksinimit. Sigurisht sapo rregullatorët të miratojnë vaksinën sikundër veproi Britania pak ditë më parë. Disa shtete evropiane kanë nisur të planifikojnë strategjitë e tyre. Franca do të nisë vaksinimin në shtëpitë e të moshuarve dhe punonjësit që janë më të rriskuar nga COVID 19. Faza e parë pritet të nis në janar.
“Ndërsa shpërndarja do të vijojë, do të zgjerojmë perimetrin e vaksinimit duke filluar me gati 14 milionë njerëz që janë më të rrezikuar, ata që janë më të moshuar ose që kanë një patologji kronike, dhe për disa profesionistë të shëndetit. Kjo është faza 2 e strategjisë sonë e cila duhet të fillojë në shkurt dhe do të vazhdojë deri në pranverë.
Dhe së fundmi, siç kishte njoftuar presidenti i republikës, gjatë pranverës ne do të vijojmë vaksinimin në mënyrë progresive, për të gjithë popullsinë. Kjo do të jetë faza 3 e strategjisë sonë”, deklaroi French) Jean Castex, kryeministri i Francës.
Portugalia do të ndjekë kritere të ngjashme, duke nisur me 400.000 qytetarë më vulnerabël. Autoritetet synojnë të vaksinojnë rreth 1 milion njerëz mes muajve janar prill.
“Ekzistojnë katër parime themelore të planit: së pari, që është universal për të gjithë, së dyti, që është opsional brenda traditës së planit tonë të vaksinimit, së treti, dhe thelbësisht, që është falas dhe së katërti, që do të shpërndahet për të gjithë popullsinë sipas kritereve prioritare të përcaktuara teknikisht dhe shkencërisht. “
Përtej optimizmit, OKB po paralajmëron se vendet më të varfra, me më pak burime, do të jenë ende nën kërcënimin e koronavirusit”, tha Antonio Costa, Kryeministri i Portugalisë.
“Vaksinat mund të bëhen të disponueshme brenda javëve dhe muajve të ardhshëm. Por le të mos gënjejmë veten. Një vaksinë nuk mund të zhbëjë dëmtimet që do të shtrihen në vite, madje edhe dekada të ardhshme”, tha më tej Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Kreu i OKB Antonio Guterres kërkoi që vaksinat të shpallen “të mira publike globale” që shpërndahen në të gjithë botën.
g.kosovari