• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropa përballë valës së dytë të Coronës

by A R
06/10/2020 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale. Sipas një njoftimi të mediave, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohej që të qëndronin në shtëpi dhe të lëviznin në një distancë me rreze 5 kilometra.

Aktualisht, të gjitha zonat ndodhen nën masat e nivelit 2. Në fundjavë Irlanda pati numrin më të madh të infeksioneve të reja me Corona, të arritur që pas muajit prill. Sipas statistikave të Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve,  (European Centre for Disease Prevention and Control ECDC), në krahasim me vendet e tjera europiane Irlanda, nuk është në gjendje edhe aq të keqe. Me një nivel prej 104,6 infeksionesh të dokumentuara për 100 mijë banorë për dy javët e fundit, Irlanda është zë vendin e 14  mes 31 vendeve.

Sipas ECDC, në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3). Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por urdhëri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale.

Çekia vendos sërish gjendjen e emergjencës

Në Çeki, në mesnatë duke gdhirë dita e hënë, hyri në fuqi gjendja e emergjencës.  Qeveria e kryesuar nga kryeministri Andrej Babis, vendosi gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes “së madhe si raketë” të infeksioneve me Corona. Gjendja e emergjencës i jep ndër të tjera mundësinë qeverisë, që të kufizojë të drejtat qytetare si për shembull atë të grumbullimit dhe të vendosë masa pa aprovimin e Parlamentit. Gjendja e emergjencës ka vazhduar një herë nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj. Por kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë kufijtë do të qëndrojnë të hapur. Edhe firmat dhe bizneset nuk janë të prekura. Ditën e premte u arrit me 3792 raste një maksimum i ri në numrin e infeksioneve me Corona. Ministria e Jashtme gjermane, ka paralajmëruar për rreziqet që ekzistojnë po të udhëtohet në Çeki.

Franca vendos gjendjen e alarmit për Parisin

Edhe Franca arriti të shtunën e kaluar me 16,972 raste të reja infeksionesh me Corona për 24 orë, një nivel të ri maksimal infeksionesh. Në fundjavë Franca pati gjithsej 30 mijë raste të reja, të konfirmuara. Parisi është kthyer sërish në pikë të nxehtë. Ditën e hënë autoritetet reaguan duke vendosur gjendjen e alarmit në kryeqytet. Kështu atje janë në fuqi masat më të ashpra.

Në Paris dhe në disa prej rrethinave baret dhe kafetë do të qëndrojnë të mbyllura pas ditës së martë, bëri të ditur në një konferencë shtypi drejtori i policisë, Didier Lallement. Kurse restorantet lejohet të qëndrojnë të hapura, por duke respektuar rregulla të forta higjenike. Masat do të jenë në fuqi për dy javë, fillimisht. Deri tani “gjendja më e lartë e alarmit” ka pas qenë për territoret franceze përtej oqeanit, në Guadeloupe dhe për Marsejën. Në portin francezojugor janë mbyllur si baret ashtu edhe restorantet.

Itali: Maska me detyrim edhe në mjedise të hapura

Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Sipas njoftimeve të mediave, detyrimi për vendosjen e maskave do të jetë edhe për përjashta. Detyrimi për të mbajtur kudo dhe në çdo kohë mbrojtëse të hundës dhe gojës, do të hyjë në fuqi që ditën e mërkurë. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit në Romë që të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen emergjente të Coronës, shkruante ndër të tjera gazeta “Corriere della Sera”. Kjo i jep qeverisë fuqi te veçantë. Deri tani gjendja e emergjencës e kishte afatin deri më 15 tetor.

Javët e fundit autoritetet italiane kanë shënuar rritje të madhe të numrit të infeksioneve. Megjithatë, deri tani në Itali pandemia konsiderohej të ishte nën kontroll. Ditën e diel pati zyrtarisht 2578 raste të reja infeksionesh me Corona. Niveli i infeksioneve është 43,4 infeksione për 100 mijë banorë brenda 14 ditëve të fundit.

Mediet: Sërish mangësi në klinikat britanike

Në Britaninë e Madhe numri i infeksioneve të reja të përditshme u rrit me hov nga 12872 në 22961. Sipas njoftimeve të mediave, ka rrezik që sërish nëpër klinika të mos ketë vende. Rritja e madhe numrit të infeksioneve në fundjavë ka pjesërisht të bëjë me kalimin në sistemin kompjuterik të rezultateve të analizave për 15 mijë raste, që ishte shtyrë për shkaqe teknike. Kjo ka bërë që në numrin e rasteve të ditëve të ardhshme, të ketë raste që vijnë nga ditët e fundit të shtatorit./DW

Next Post
Edhe ekipi i ri i Brukselit pro anëtarësimit të Ballkanit në BE

Joseph Borrell: BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In