Përmes një raporti të hartuar nga deputeti socialist Schennach në Asamblenë e Përgjithshme, Këshilli i Evropës ka shprehur shqetësimin e tij sa i përket klimës politike në vend.
Në raport theksohet se forcat politike duhet të bashkëpunojnë jo vetëm të detyruara nga legjislacioni. Sipas KiE-s, mes palëve duhet të ekzistojë kultura e bashkëpunimit.
Dokumenti që po shqyrtohet thotë se shqetësim për zhvillimin e Shqipërisë mbetet korrupsioni si dhe politizimi i shërbimit civil.
“Përshëndesim progresin e arritur në disa fusha, por shprehim keqardhje për klimën politike të polarizuar” – thuhet në dokumentin e Këshillit të Evropës.









