• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Evropa në tension nga Covid 19, shumë vende zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme

by Ardit Rada
13/01/2021 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë një pjesë e madhe e vendeve në Evropë kanë ndryshuar masat kufizuese në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mes frikës për përhapjen e variantit të ri të Covid, qeveri të ndryshme në të gjithë Evropën kanë vendosur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Fillimi i vaksinimit nuk pritet që të ndryshojë situatën dhe për një periudhë deri në dy apo tre muajt e ardhshëm ndërsa OBSH ka paralajmëruar se imuniteti kolektiv nuk do të arrihet këtë vit .

Itali sot ka paralajmëruar se do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të prillit.

Gjermania ka paralajmëruar që për shkak të situatës, masat kufizuese ndaj Covid mund të zgjasin deri në shkurt, ministri i Shëndetësisë  Jens Spann, ndër të tjera ka theksuar nevojën për reduktimin e mëtejshëm të kontakteve për të shmangur tendosje më ngjitëse varianti i virusit që gjendet në Britani. Ndërkohë kabineti gjerman ka miratuar kontrolle më të rrepta të hyrjes, duke u bërë thirrje qytetarëve që vijnë nga vendet me shumë raste ose ku virusi më ngjitës po qarkullon t’i nënshtrohen një testi  koronavirus .

Holanda ka vendosur të zgjasë masat kufizuese të Covid, , duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve, me të paktën tre javë deri në 9 Shkurt.

Në Francë , Presidenti  Emanuel  Macron  u takua me ministra të rangut të lartë për të diskutuar masat e reja të mundshme, ku pritet që ora policore të vendoset në orën 18:00 nga 20:00 që ishte deri më tani.

Në Zvicër , zyrtarët në Bern anuluan zbritjen e Kupës Botërore  Lauberhorn nga frika se lloji i mutuar i virusit  i cili hyri në vend nga një turist britanik, mund të përhapet më shumë. Ndër të tjera pritet që të zgjaten deri në fund të shkurtit masat kufizuese, duke përfshirë mbylljen e të gjitha restoranteve, vendeve kulturore dhe qendrave të kohës së lirë.

Në Danimarkë , Kryeministri  Mete  Frederiksen  tha sot se vendi do të zgjasë masat e  bllokimit , dhe pritet që parlamenti të mbyllet me një muaj.

Polonia duket se deri më tani është vendi më optimist në Evropë dhe bën me dije se brenda dy ose tre javësh pritet që të reduktohen një pjesë e masave kufizuese.

Ndërkohë në vendin tonë vijojnë të jete në fuqi ora policore, e cila e bllokon lëvizjen nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit./a.p

Next Post

Skandali tek spitali Covid-2, komentuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën, reagon kryeministri: Mos i fusni në një thes të gjithë. Unë nuk fle, po i…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In