• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Evropa, jo NATO, problemi i vërtetë i Vladimir Putin

by Skënder Minxhozi
01/03/2022 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në vjeshtën e vitit 2013 Ukraina, ose më saktë Sheshi i Pavarësisë në Kiev, u kthye në epiqendrën e një krize që më vonë do të sillte shumë e shumë trazira e kujtime të këqia në Lindje të kontinentit evropian.  Vendimi i qeverisë së Presidentit filorus Janukoviç asokohe për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje asociimi me Bashkimin Evropian, i dha hov një vale protestash që provokuan vdekjen e 131 protesuesve e forcave të policisë gjatë tre muajve dhe që në fund sollën largimin nga vendi të Janukoviç dhe pasuesve të tij.

Një proces mëse normal nga ata që vendet e tjera të Lindjes, përfshirë Shqipërinë, kanë ndjekur për t’u afruar me Bashkimin Evropian, provokoi krizën e parë të thellë politike në Ukrainë, e cila u pasua menjëherë nga aneksimi i territorit ukrainas të Krimesë nga Federata Ruse dhe pushtimi i rajonit të Donbasit. Ngjarjet ndodhen kaq afër njëra-tjetrës, sa ishte dhe është e pamundur të mos i lidhësh. Kremlini pushtoi pjesë të territorit ukrainas jo në emër të afrimit me NATO-n, siç thuhet sot, por për shkak  të një procesi afrimi me Bashkimin Evropian. Diçka krejt e ndryshme në formë dhe përmbajtje.

Simbolika e këtij konflikti të përgjakshëm që jetojmë sot, sheh si epiqendër jo dëshirën për t’u anëtarësuar në NATO, sesa projektin e Ukrainës për t’ju bashkuar shembullit të vendeve të tjera ish-satelite të Moskës, drejt Evropës së Bashkuar.  Sa për të parën, Aleancën Atlantike, Putin e ka marrë qysh tani përgjigjen: e bashkoi NATO-s si asnjëherë që nga dita e themelimit dhe e solli në kufinjtë e Rusisë hijen e rëndë të armatimeve të saj.  Më pak NATO, po rezulton në më shumë NATO!

Rusia po kërkon sot të fshihet pas gogolit të NATO-s, me qëllimin që të kamuflojë një tjetër merak të madh që ka në lidhje me dy shtetet-tampon që ndodhen në Perëndim të saj: Ukrainën dhe Bjellorusinë.  Rasti i Bjellorusisë, ku një personazh i tipit Lukashenko u zgjodh president për herën e gjashtë rresht duke vjedhur zgjedhjet, tregon nervin e zbuluar të Putin edhe në lidhje me Ukrainën. Vladimir Putin e gjen të mishëruar modelin e tij politik tek Lukashenko dhe s’mund të lejojë që një “pasqyrë e shtrembër” si Ukraina ta bëhet shkak që ky model të bjerë. Fushata ushtarake ruse në Ukrainë është një lëvizje e dhunshme me disa qëllime. Ndër ta, më kryesori duket dekurajimi i konsolidimit të standarteve demokratike në shtetet fqinje. Dhe ai, Vladimir Putin, nga  lartësia e 22 viteve në krye të shtetit rus, e di se këto standarte mund të sjellin një ditë edhe largimin e tij nga pushteti. Perandoria që ka ndërtuar nuk duron përballje dhe mendim ndryshe, prandaj në Rusi kanë vdekur kaqshumë gazetarë e kundërshtarë politikë të Putin.

Hija e europianizimit që është shfaqur në kufinjtë e jashtëm të ish-perandorisë ruse është në fakt shqetësimi kryesor i Presidentit Putin. Armët bërthamore nuk pyesin për distanca. Janë të rrezikshme edhe kur nisen nga Polonia ose vendet Balltike, të cilat ndodhen në kufi me Federatën Ruse.

Putin nuk i frikësohet armëve, por ideve, projektit të europianizimit të hapësirës ish-sovjetike.  Prandaj shumëkush po thotë këto orë se ai po kërkon të rindërtojë Bashkimin Sovjetik virtual, si një sistem të mbyllur standartesh, mënyre jetese dhe vetëizolimi. Nuk jemi gej, nuk jemi të droguar apo nazistë, dëgjon shpesh të thuhet me cinizëm nga propoganda dhe politika ruse në adresë të perëndimorëve. Dy nga tre cilësorët e mësipërm nuk kanë të bëjnë asfare me armët apo NATO-n. Putin po kërkon ta mbajë të mbyllur hapësirën ish-sovjetike ndaj çdo trendi transformues, duke kundërvënë një veto që nuk është thjesht ushtarake, por edhe politike e kulturore.

Është kjo frika e madhe, e cila u provua një vit më parë në Bjellorusi, e po materializohet sot tragjikisht në Ukrainë, ku armët ruse po godasin gjithnjë e më afër qendrave të qyteteve, duke vrarë civilë e shkatërruar godina, rrugë e struktura urbane. Ndëshkimi që Vladimir Putin po u jep ukrainasve është jo se rrëmbyen armët e NATO-s për të rrezikuar sigurinë e Federatës Ruse, por sepse nuk pranojnë të jenë si ai. Pavarësia kokëfortë dhe politika europianiste e Ukrainës, që kontraston me servilizmin e Bjellorusisë dhe satelitëve të tjerë prorusë në rajon, është shkaku real i kësaj masakre në brigjet e Dnjeprit. Putin po ndëshkon modelin ukrainas dhe rrezikun që ai paraqet për Moskën, jo ndonjë bazë imagjinare të NATO-s diku në Keiv, Kharkiv apo Lviv.

Next Post
Nuk ndalet puna/ Vendosen 17 shtylla 35kV në Bilisht, vijon lidhja e percjellsave

Nuk ndalet puna/ Vendosen 17 shtylla 35kV në Bilisht, vijon lidhja e percjellsave

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Mirëmëngjes.Të lexoj ne kënaqësi.Sot kam tjetër qasje.Një artikull i Nicola Pirros me titull.: Ukraina, gjithë faji është i NATOS,dt 03.03.2022,ka komente ndryshme.Njëri koment është ky i Don Antonios.NATO është një organizatë e rrezikshme kriminale në shërbim të.SHBA dhe është e armatosur nga një qeveri hije botërore me armë kriminale e.satanike,me…NATO është përgjegjëse për eksperimentet gjeoinxhinierike klandestine,duke përdorur armë kimike për të shfarosur e sëmurur avash florën dhe faunën duke provokuar sëmundje gjeneratave në bronke, mushkëri,në tru nga metale të rënda.si alumini, bakri.dhe këto lëndë kimike janë depozituar në organizimin tonë duke na eleminuar.Respekt për ju

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In