Futbollisti i Marseilles, Patrice Evra, është përfshirë në një incident me tifozët e klubit të vet para ndeshjes me Vitoria Guimares e Portugalisë në Ligën e Evropës.
Në një video që po qarkullon online shihet se mbrojtësi i krahut të majtë shkelmon një tifoz në kokë.
Evra u ndëshkua menjëherë nga gjyqtari, edhe pse ndeshja nuk kishte nisur fare dhe si pasojë Marseille ka vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë, përgatiti Express. (b.an)











