Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur dezinfektimin e autobuzëve të linjave urbane dhe ndërurbane dhe u ka bërë thirrje, pasagjerëve në Fb: Evitoni lëvizjet e panevojshme!
“Këshillohet evitimi i lëvizjeve të panevojshme, ulja maksimale e numrit të pasagjerëve në linjat e transportit, por për të gjithë ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen vijon higjenizimi i autobusëve dhe qendrave të shërbimeve, nga operatorët, për mospërhapjen e COVID-19”, huhet në njoftim. /e.s/