Everton është tërhequr nga gara për transferimin e portierit të Manchester Cityt, Joe Hart.
Portierit të Manchester Cityt, Joe Hart nuk po i ecën asgjë mbarë këtë sezon. Sipas Daily Mail, Everton është tërhequr nga gara për transferimin e portierit të Anglisë.
Thuhet se Toffees nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 7 milionë funte për huazimin e Hartit, përcjell Express.
Hart ka përfunduar në bankën rezervë, në dy ndeshjet e para në Premierligë, pasi nuk e ka besimin e trajnerit, Pep Guardiola.
Ky i fundit po synon që në skuadër ta sjell portierin e Barcelonës, Claudio Bravo, citohet “Express”. (b.an)