• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eventi më i rëndësishëm global në fushën e sigurimeve/ Shqipëria pret Konferencën Vjetore të IAIS në 2025

by S T
08/12/2024 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të mikpresë në vitin 2025 për herë të parë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), eventin më të rëndësishëm global në fushën e sigurimeve, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga mbi 150 autoritete mbikëqyrëse dhe rregullatore, si dhe përfaqësues të industrisë së sigurimeve.

Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të IAIS-it, zhvilluar më 5 dhjetor 2024 në Cape Toën, drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj. Mimoza Kaçi, prezantoi platformën dhe vizionin e Autoritetit për organizimin e këtij eventi vitin e ardhshëm në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur znj. Kaçi theksoi se gjatë vitit 2024, bazuar në rekomandimet e ‘Raportit të Vlerësimit të Përputhshmërisë’ të IAIS, janë hartuar dhe propozuar ndryshimet përkatëse, si në ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, ashtu edhe në ligjin për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator.

“Qëndroj sot përpara jush si dëshmitare e transformimit të jashtëzakonshëm të vendit tim, Shqipërisë, të cilën do ta quaja thesari i vogël në zemër të Europës. Trashëgimia jonë kulturore është po aq e pasur, sa dhe unike. Ne jemi vendi i Nënë Terezës, shpirti i së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Dëshiroj të jemi të gjithë bashkë vitin e ardhshëm për të përjetuar magjinë e vendit, që do të lërë gjurmë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tuaj.”

Konferenca Vjetore IAIS 2025, do të mbledhë në Tiranë mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga mbarë bota, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurimeve.

/S.T.

Next Post
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

"Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit", BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In