Evazioni fiskal i ‘Bankers’, Murrizi thirrje kreut të SPAK: Kur të vish nga pushimet shikoje njëherë se mos është për ‘ndërmarrjen tuaj’

Myslim Murrizi i kërkon Altin Dumanit që kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” që akuzohet për evazion fiskal, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas Murrizit, është kompetencë e SPAK trajtimi i rasteve të tilla, pasi mënyra e vetme që kjo kompani ka arritur të ushtrojë veprimtarinë e saj 21 vite duke kryer evazion fiskal, është vetëm nëpërmjet korruptimit të pushtetarëve ndër vite.

“Pas vendimit te djeshem te gjyqtares se apelit Zj Gilda Hoxha per te lene ne fuqi masat e arrestit per drejtuesin dhe ish drejtues te kompanis BANKERS habitem nga heshtja e drejtuesit ne detyre te SPAKUT Z Dumani

Nisur nga shifrat marramendese te qindra miliona eurova te “ qerasura” nga kjo kompani tek kompani te tjera, tek individ, politikan, apo sekser te politikaneve ne 21 vite nga viti 2004 duke mos paguar asnje kokerr leku si tatim fitimi ne Shtet, kjo eshte vjedhja me e madhe e pasuris se Shqiptareve ne 35 vite rreth 15 miliard euro

Z Dumani!

Te kerkoj ndjes qe ndoshta ta prish rehatin e pushimeve te gushtit se edhe Ti njeri je e te takon te besh pushime pas nje pune intesive plot ngarkes me deklarata pritshmerie se do godasesh fort korrupsionin ne nivele te larta dhe ne afro 3 vjet ke arrestuar 4 her Lefter Koken, 4 her Alqi Bllakon 5 her Fatos Tushen, por kur te kthehesh nga pushimet shife njeher kete punen e BANKERSIT se mos eshte per “ nderrmarrjen” Tuaj si çeshtje meqe kaq euro nuk jan vjedhur nga te gjithe te arrestuarit se bashku nga viti 1991”, shkruan Murrizi.

Thirrja e Murrizit drejt Dumanit vjen një ditë pasi gjykata e Apelit në Tiranë la në burg CEO-n e ‘Bankers Petroleum’, kinezin  Hongping Xiao dhe ish drejtorin Leonidha Cobo, të dy të akuzuar për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa për Çobon dyshohet edhe pastrimi i parave.

Apeli ndryshoi vetëm një nga 5 masat “arrest në shtëpi”. Doina Goga do të jetë vetëm në “detyrim paraqitje” për shkak se është nënë e një fëmijë 2-vjeçar. Kinezi Lianyi Ëang dhe shqiptarët Ardit Kero, Flavia Capo e Kledi Xhani do të vazhdojnë në arrest shtëpiak. Për tre të akuzuarit e tjerë Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj Apeli konfirmoi “detyrimin e paraqitjes”, ndërsa revokoi masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.

Aksioni në “Bankers Petrolium Albania” u krye nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ekzekutoi 10 masa sigurie ndërsa në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj.

Hetimet u zhvilluan për 6 muaj nga organi i akuzës, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të mëdha.

Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.

Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit.

Vetë kompania mohoi akuzat përmes një deklarate, dhe u angazhua të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet shqiptare për çështjen.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Ndoshta e kam gabim por meqe pak dite me pare ke emeruar si keshillojse Zj Brunilda Bekteshi qe ka punuar tek ÇEZI dhe ja di mrifetin ketyre qindra miliona eurove te “ shperndara” duar duar tek hajdutet e politikes, pyete dhe ate njeher si e shef ajo kete aferen e BANKERSIT

Megjithese Zj Bekteshi e ke mare te “ keshilloj” per vetingun pasi “ realizoi” me sukses fazen e pare si ish antare e KPKS qe ne fakt ishte KÇK e tani ne konflikt te hapur interesi do “ gjuaj” ata qe nuk arriti ti “ gjuante” dot ne KPK se nuk ishte e mundur qe te ishte ne trup gjykuese ne çdo subjekt

Z Dumani!

Po ju drejtohem Ju se mendova ti drejtohem Z Metani por ai ka afro 6 vjet qe eshte rraskapitur nga lodhja ne krye te ILD duke u mare rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godines dhe 2 vjet ju bene bythet kallo ne kafe tek lokal pano-vino tek hotel Plaza e i takon te bej 3-4 muaj pushime te shtrydhi kockat se edhe 3 vjet derisa te mbaroj mandatin 9 vjeçar do kete “ ngarkese” te madhe me mobilimin e zyrave

Bile meqe Ti ke mare si keshillojse Brunilden e KPKS, Metani mund te mari keshillojse Klotilden e komisionit te ligjeve se kenaq edhe Llagamin e KLGJ dhe e ben tutar te gjith sistemin e drejtesis e pastaj nuk kan ku te futen gjyqtar e prokuror qe nuk zbatojne ligjin

Z Dumani!

Keto 3 muaj qe te kan ngelur si drejtues i SPAKUT mos u lodh me kot me Krifcen e IPARDIT, me Inceneratorin e Tiranes, me Tigrin e termetit qe po “ vuan” te zezen ne Zvicer,me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 te Bangladeshit ne Vlore,me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT,me tenderat e AKSHIT, me Çunat e Dubait, me te “ emeruarin” kordinator te bandave me Qeverin, me keta shejtaner qe blen vota ne 11 maj, me 4 konçensionet 500 milion euro te ministris se shendetesis, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugesh e tunelesh,  me Bektashin me autokombaj nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gerdecin apo 21 Janarin, me kontejeret me droge qe kan edhe ndonje arke banane brenda, me harabelin e Arjoles,apo me zogun e Tiranes e me lloj lloj çeshtjes “ bombastike”, por po ke kellqe meru me keta zogj Ku…. Kinez e Shqiptar te BANKERSIT,qe kane vjedhur miliarda euro dhe kan tall trapin 21 vjet me pasurin e Shqiptareve duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse te gjith zagaret e politikes dhe e ke kryer detyren Tende si drejtues i SPAKUT se aty i ke pakete te gjith halet qe kane mberthyer prej fyti Shqiperin 35 vjet e qe bejne sikur zihen apo luftojne njeri tjetrin

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.