• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Evakuimet nga Kabuli deri në minutën e fundit’/ Pentagoni: Do jemi në gjendje t’i largojmë afganët

by Java News
27/08/2021 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara thonë se do të vazhdojnë evakuimet e personelit dhe bashkëpunëtorve afganë deri më 31 gusht.

“Ne do të jemi në gjendje t’i largojmë të evakuuarit deri në minutën e fundit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Pentagoni njoftoi të premten se 5.400 njerëz janë brenda aeroportit të Kabulit në pritje të evakuimit nga Afganistani, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi ekstremist Shteti Islamik.

Gjenerali i Ushtrisë amerikane, Hank Taylor, tha se në 24 orët e fundit 12,500 njerëz janë evakuuar përmes 89 fluturimeve amerikane dhe të koalicionit.

Sulmi vetëvrasës me bombë që ndodhi më 26 gusht në afërsi të aeroportit të Kabulit la të vrarë shumë njerëz përfshirë 13 trupa amerikane. Përgjegjësinë e sulmeve e mori grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).

 

 

Ushtria amerikanë thotë se vetëm një sulmues vetëvrasës kreu sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit, duke korrigjuar vlerësimin e mëparshëm se kishte dy shpërthime të ndara.

“Ne nuk besojmë se ka pasur një shpërthim të dytë në ose afër hotelit Baron, ishte një sulmues vetëvrasës”, tha gjenerali Taylor.

Shtetet e Bashkuara kanë koordinuar evakuimet me talibanët që kur kryengritësit morën kontrollin e Kabulit në fillim të këtij muaji.

Shtëpia e Bardhë tha se rreth 105,000 njerëz ishin evakuuar midis 14 dhe 26 gushtit.

Shumica e më shumë se 20 vendeve aleate të përfshira në transportimin e afganëve dhe qytetarëve të tyre jashtë Kabulit thanë se kishin përfunduar evakuimet deri më 27 gusht.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka marrë vendim për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në muajin prill, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.

Pas SHBA-së, NATO ka njoftuar se të gjitha trupat ndërkombëtare do të tërhiqen nga Afganistani.

Biden fillimisht ka caktuar 11 shtatorin si afat për tërheqjet e fundit, por më vonë e ka zhvendosur këtë datë më 31 gusht./REL

g.kosovari

Next Post
A do të ulen bashkë Rama e Basha? “Zgjedhorja” testi i parë

"Beteja jonë s'është kundër PS, por..."/ Basha i përgjigjet Ramës: Do bashkojmë të gjitha forcat për të shpëtuar vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In