• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eurostat/ Kush është shteti fqinj që e ka Shqipërinë destinacionin e parë për pushime

by Java News
03/07/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spanja është shteti i preferuar për të kaluar pushimet për shumë vende europiane. Me kulturën e saj, arkitekturën, ushqimin, plazhet etj., Spanja është zgjedhja e parë për italianët, gjermanët, francezët, danezët, suedezët, norvegjezët etj. Vetë spanjollët preferojnë më shumë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani e Francë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin “A është vendi juaj popullor për turistët” dhe i referohen vitit 2017.

Greqia është shteti i vetëm në Europë, që si zgjedhjen e parë të turizmit ka Shqipërinë. Sipas Eurostat, Shqipëria rezulton top destinacioni i Greqisë me 2.1% të netëve të shpenzuara, e ndjekur nga Gjermania me 1% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1%.

Kjo lidhet dhe me faktin që në Greqi jetojnë rreth 40% e emigrantëve shqiptarë, të cilët janë të pajisur me pasaporta greke. Grekët, që vijnë me pushime në Shqipëri shpenzojnë shumë pak, rreth 27 euro në ditë (një tregues indirekt që ata nuk rrinë nëpër hotele, por kryesisht tek të afërmit), dhe rrinë për 11 net.

Vetë Greqinë e vizitojnë më shumë turistët gjermanë, të cilët shpenzojnë 153 euro në ditë dhe rrinë për rreth 9.8 ditë, të ndjekur nga britanikët, që shpenzojnë 71 euro në ditë.

Italia është e preferuara e parë e austriakëve, rumunëve, sllovenëve. Vetë italianët shkojnë më shumë në Spanjë, ku shpenzojnë 120 euro në ditë dhe destinacioni dytë është Kroacia me 90 euro në ditë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, ku një italian shpenzon mesatarisht po rreth 90 euro në ditë.

Polakët, të cilët vitet e fundit po vijnë dhe në Shqipëri, si destinacion kryesor të pushimeve kanë Gjermaninë, ku shpenzojnë 34 euro në natë, më pas është Mbretëria e Bashkuar, me 33 euro në natë dhe e treta, Italia, me 65 euro në natë. Polakët janë në fakt një nga popujt më dorështrënguar, me shpenzime ditore të turistëve prej vetëm 27 euro, nga 59 euro që harxhojnë francezët, 77 euro që prishin gjermanët për pushime, 72 euro britanikët, 49 euro spanjollët, 63 euro italianët, etj.

Çekët, të cilët kanë filluar të preferojë Shqipërinë, kanë si destinacion të parë Kroacinë, më pas Slloveninë dhe zgjedhja e tretë është Italia. Çekët janë më dorështrënguar se polakët, me shpenzime ditore prej 21 eurosh, sipas Eurostat.

Bullgarët shkojnë në Greqi, kroatët dhe hungarezët kanë zgjedhje të parë Gjermaninë.

Norvegjezët, të cilët dy vitet e fundit po vijnë dhe në Shqipëri, kanë si destinacion të parë Spanjën, të ndjekur nga Suedia dhe Greqia. Norvegjezët janë ndër më dorëlëshuarit e Europës, me shpenzime ditore prej 123 eurosh në ditë, shkruan ‘monitor’.

Nuk mbeten pas as suedezët, me shpenzime mesatare ditore prej 125 eurosh. Tre destinacionet e tyre të preferuara janë Spanja, Tajlanda dhe SHBA. Edhe danezët shpenzojnë 136 euro në ditë për pushime e udhëtime, teksa preferojnë Spanjën, Suedinë, Italinë.

g.kosovari

Next Post
Meta sulmon përsëri kryeministrin dhe sqaron “Ramaformën”: Zbatimi ”krijues” i Reformës

Meta sulmon përsëri kryeministrin dhe sqaron “Ramaformën”: Zbatimi ”krijues” i Reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In