Radikali Jeremy Corbyn u zgjodh me shumicë votash në krye të Partisë Laburiste britanike, një fitore që konfirmon ngjitjen e papritur të këtij euroskeptiku 66-vjeçar, kundërshtar i ashpër i politikave shtrënguese në linjën e partive greke SYRIZA dhe spanjolle ”Podemos”.
Favorit në sondazhe gjatë fushatës, Corbyn mori 59,5 për qind të votave përballë tre rivalëve, Andy Burnham, Yvette Cooper dhe Liz Kendall, sipas rezultateve të njoftuara në Londër gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm të laburistëve, partia kryesore e partisë britanike të opozitës.