• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euroreporter elozhe Shqipërisë: Rol pozitiv në politikën e Jashtme dhe Sigurisë

by A R
16/10/2017 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Shqipëria tashmë është plotësisht e përafruar dhe luan një rol pozitiv në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.”
Kështu shkruan www.eureporter.co, platforma multimediale e lajmeve me qendër në Bruksel, në një koment mbi takimin e tetë të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri.
“Eureporter” thekson se Komisioni vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në lidhje me bashkëpunimin rajonal, duke deklaruar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një pjesë thelbësore e partneritetit strategjik të Shqipërisë me BE-në.
“Shqipëria po bën përparim të mirë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe një kontribut kyç për këtë qëllim në muajt e fundit, ka qenë vendosmëria e autoriteteve shqiptare, për të trajtuar problemin e aplikimeve të pajustifikuara të azilit në shtetet anëtare të BE. “- shkruhet në koment.
“Qeveria po vazhdon gjithashtu me reformën gjithëpërfshirëse të gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë synime kyçe drejt realizimit të aspiratave të kryeministrit karizmatik, për të hapur negociatat formale të anëtarësimit në BE.”- përmendet ndër të tjera.
Në artikull citohet eurdeputeti Eduard Kukan, që pohon se ka pasur përparim të mirë dhe zhvillime pozitive në axhendën europiane të Shqipërisë dhe sipas të cilit, qeveria e re ka një shans të mirë për hapjen e negociatave të pranimit.
Artikulli i plotë: 
Në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asocimit (SA) midis Shqipërisë dhe BE-së javën e kaluar në Bruksel, Komisioni Europian vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në lidhje me bashkëpunimin rajonal duke deklaruar se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një pjesë thelbësore e partneritetit strategjik të Shqipërisë me BE-në.
Shqipëria tashmë është plotësisht e përafruar dhe luan një rol pozitiv në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, shkruan James Wilson.
Ky ishte takimi i 8-të vjetor i Komitetit të SA dhe u kryesua bashkërisht nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eralda Cani, dhe drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Ruiz Calavera.
Takimi shqyrtoi zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Shqipëri gjatë vitit të kaluar, duke mbuluar tema të tilla si sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, tregtia, zhvillimi ekonomik, bujqësia dhe peshkimi, industria, tregu i brendshëm, shoqëria e informacionit, politikës sociale, transportit, energjisë dhe mjedisit. Komisioni gjithashtu vlerësoi zbatimin e ndihmës financiare të BE-së për Shqipërinë.
Raporti i Komisionit Evropian mbi progresin në të gjitha fushat ishte pozitiv; ata theksuan se kishte ende nevojë për të ofruar rezultate të prekshme kundër treguesve të performancës për reformën e gjyqësorit, siç është verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Prioritetet e tjera kryesore që kërkojnë përpjekje të qëndrueshme përfshijnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, reformën e administratës publike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s dhe ka qenë kandidate për t’u bashkuar me BE që nga qershori 2014; është një nga gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor që presin të bashkohen me BE.
Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili udhëtoi në Shqipëri në shtator, shprehu besimin e tij se Bashkimi Evropian do t’i jepte dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë për pranimin e saj në BE në qershor të vitit të ardhshëm. “Grupi parlamentar që unë përfaqësoj, si dhe ai i Partisë Popullore Evropiane, janë mbështetësit e rrugës tuaj (Shqipërisë) drejt Bashkimit Evropian dhe hapjes së negociatave për anëtarësim,” tha Fleckenstein gjatë qëndrimit në Tiranë.
Unë gjithashtu fola këtë javë me Charles Tannock, zëdhënësin e Çështjeve të Jashtme për deputetët e Parlamentit Evropian dhe Raportuesin e Parlamentit për Malin e Zi, i cili tha: “Shqipëria është duke bërë përpjekje të qarta në qeverinë e re, për të bërë detyrat e domosdoshme, për të qenë në pozicionin e hapjes së negociatave për pranimin në BE, sikurse të tjerët, tashmë të angazhuar në proces, siç janë Mali i Zi dhe Serbia.
Një nga sfidat parësore do të jetë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit dhe ky prioritet politik kuptohet mirë në Tiranë. Shqipëria duhet gjithashtu të luajë një rol konstruktiv në rajon, veçanërisht në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë fqinje ku ka një pakicë të madhe shqiptare. Së fundmi, e mirëpres faktin se Shqipëria, e cila është anëtare e plotë e OIC-së, është bashkuar me pozicionin e Bashkimit Evropian në vota kyçe, në mënyrë që të shmanget çdo konflikt me politikat e BE-së dhe PZHSP-së.
 ” Socialistët shqiptarë nën udheheqjen e kryeministrit Edi Rama, fituan një shumicë absolute në parlamentin me 140 vende në qershorin e kaluar. Ky është mandati i dytë i Partisë Socialiste në pushtet dhe programi i qeverisë për këtë mandat është kryesisht i përqendruar në rritjen ekonomike, duke tërhequr më shumë invesitmet e huaja te drejtperdrejta, duke rritur punësimin, duke krijuar më shumë vende pune dhe përgjithësisht duke përmirësuar jetën e shqiptarëve të zakonshëm. Qeveria po vazhdon gjithashtu me reformën gjithëpërfshirëse të gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë synime kyçe drejt realizimit të aspiratave të kryeministrit karizmatik, për të hapur negociatat formale të anëtarësimit në BE.
Kriteret kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përfshijnë nevojën për institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. Vendi duhet të ketë një ekonomi tregu funksionale të aftë për të përballuar konkurrencën e lirë dhe të ndershme në tregun e vetëm të BE-së dhe aftësinë për të zbatuar detyrimet e anëtarësimit në BE.
Takimi i Komitetit SA të Brukselit javën e kaluar shënoi një hap pozitiv në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë duke krahasuar zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e qëndrueshëm pozitiv në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Delegacioni i Parlamentit Europian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, do të mbajë më vonë gjatë muajit takimin ndërparlamentar në Tiranë, dhe unë fola me Eduard Kukan, një deputet i Delegacionit, i cili komentoi gjetjet e Komisionit Evropian:
“Unë gjithmonë inkurajoj partnerët e mi shqiptarë që të vazhdojnë me axhendën e integrimit. Pajtohem me vlerësimin e Komisionit se ka pasur përparim të mirë dhe zhvillime pozitive në këtë axhendë. Shpresoj që edhe ne do të marrim një vlerësim pozitiv për çështjet e mbetura lidhur me zbatimin e reformave të drejtësisë. Në një rast të tillë, mendoj, qeveria e re ka një shans të mirë për hapjen e negociatave të pranimit “.

/b.d

Next Post
Nëse jeni njëri nga këto 3 shenja horoskopi, keni më shumë mundësi të bëheni të pasur

Këtë shenjë të Horoskopit nuk mund ta mashtroni kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

December 30, 2025
Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

December 30, 2025
Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

December 30, 2025
VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

December 30, 2025
Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com