• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europoli i shqetësuar: Numri i terroristeve femra të ISIS do rritet

by Java News
16/06/2019 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas humbjeve në Siri, milicët xhihadistë kërkojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave si në luftën në front, edhe për atentate në shtetet e perëndimit. Numri i terroristeve femra do rritet, paralajmëron Europoli.

Vitin e kaluar 15% e ish-luftëtarëve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” që u dënuan në Bashkimin Europian kanë qenë femra. Tendenca është në rritje. Në këtë konkluzion arrin një studim i autoritetit policor europian, Europol. “Femrat u bënë për IS-in të pazëvendësueshme si në rajonet e luftës ashtu edhe në perëndim”, sqaroi drejtoresha e Europol-it, Catherine De Bolle në prezantimin e studimit në Hagë. Organizata terroriste e paraqet si “detyrim moral” të grave që të marrin pjesë në xhihad.

Që nga tërheqja gjithnjë e më e madhe e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” nga Siria nga marsi i vitit të kaluar, u thirrën për luftë gjithnjë e më shumë femra. “Luftëtaret femra madje tani brohoriten”, tha De Bolle. Megjithatë, theksojnë ekspertët e Europolit, ideologjia e milicëve xhihadistë nuk ka ndryshuar. Sipas saj, detyra parësore e gruas është të mbështesë bashkëshortin në shtëpi, të lindë fëmijë dhe t’i rrisë në bazë të ideologjisë së ISIS-it.

IS dallon nga organizata të tjera islamiste

Për studimin janë përdorur burime si faqe propagandistike të terroristëve në internet, që kanë si qëllim të shpallur ngritjen e kalifatit. Për këtë qëllim pjesëmarrja e grave është e pazëvendësueshme, thonë ekspertët. Gratë do të luajnë një rol më të madh jo vetëm për të qenë pjesë e xhihadit, por ato do të jenë më aktive edhe në media, në shërbimin shëndetësor dhe arsim. Ky qëndrim e dallon IS-in dukshëm nga organizata të tjera radikale islamiste, si talibanët në Afganistan apo Boko Haram që është aktiv në Afrikë. Arsyet, pse pikërisht femrat nga perëndimi iu bashkëngjitën ISIS-it nuk janë shqyrtuar në studim. Europol nuk është shprehur, për atë, se si duhet të veprojnë vendet anëtare të BE me gratë, që duan të kthehen nga rajonet e luftës në vendlindjet e tyre në Europë. “Këto raste duhet të vlerësohen individualisht”, u shpreh drejtoresha e Europolit.

Fund miteve për femrat e IS-it

Në të njëjtën kohë ky studim u jep fund miteve. Femrat e ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se nuk kanë pasur dijeni për terrorin dhe qëllimet e organizatës së tyre. Përkundrazi: ISIS është i hapur plotësisht në propagandën që bën. Jeta në Kalifat prezantohet me të gjithë ashpërsinë e saj. Përveç kësaj gratë e luftëtarëve të ISIS-it nuk mund të pretendojnë më, se kanë qenë vetëm në shtëpi apo janë kujdesur për fëmijët. Myslimanet në rekrutimet e bëra online janë shprehur hapur për detyrimin individual për xhihad. “Si shpërblim për këtë premtohet një rrugë për në parajsë”, është shprehur drejtoresha e Europol-it./DW

Next Post
Veliaj nga Peza: Më 30 qershor referendum, të çojmë opozitën në shtëpi (video)

Veliaj nga Peza: Më 30 qershor referendum, të çojmë opozitën në shtëpi (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In