• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

EUROPOL jep alarmin, 10 mijë fëmijë emigrantë janë zhdukur

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoni po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë e bashkë me ta edhe frika prej trafikimeve. EUROPOL-i njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur “Ju jeni babai?” pyet disa herë me radhë kufitari maqedonas duke rrudhur ballin. Siriani para tij pohon me kokë për të thënë se gruaja pas tij dhe tre fëmijët janë të tijët. Polici maqedonas sheh dokumentet që kanë lëshuar autoritetet greke, sepse familja nuk ka pasaporta dhe në fund nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se t’i besojë burrit dhe ta lërë atë dhe familjen të shkojë në kampin e Gevgelijes. Në këtë kamp tranzit atyre do t’u japin ca ushqime dhe pas ca orës do t’i nisin drejt Serbisë.

Kur është fjala për fëmijë dyshimet e autoriteteve nuk janë pa bazë. EUROPOL-i njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur tashmë. Ende nuk është e qartë nëse ata janë zhdukur vërtet, apo vetëm nuk figurojnë në statistikat e vendeve të ndryshme. Sipas statistikave zyrtare të Maqedonisë tani po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë. Verën e kaluar 75% e të ardhurve ishin meshkuj, kurse tani dy të tretat e tyre janë gra dhe fëmijë. Për shkak të kohës së keqe trafikantët i kanë ulur çmimet për t’i mbushur përsëri varkat dhe anijet, thotë për Dojçe Velen, Jesper Frovin Jensen, koordinator i UNICEF-it. Për këtë shkak, tani po vijnë edhe ata që nuk i përballonin dot çmimet e mëparshme. Po ashtu tani që vendet ku ata shkojnë po përpiqen t’i vështirësojnë apo pengojnë bashkimet familjare, familjet po e provojnë edhe më tepër që të vijnë vetë duke kaluar detin me tallaze dhe rrugët me ngrica të Ballkanit.

Vetëm në Maqedoni numërohen 18.000 fëmijë të mitur të pashëruar. Fëmijët e pashoqëruar dërgohen në një kamp në Shkup. Përndryshe bëhen përpjekje për të gjetur “kujdestarë” që janë të gatshëm t’i shoqërojnë fëmijët në rrugën e tyre të mëtejshme. Sipas koordinatorit të UNICEF-it, Jesper Frovin Jensen këta të rinj duan vetëm të largohen, dhe ata do t’i plagosnim shpirtërisht nëse nuk i lejojmë të vazhdojnë rrugën me grupin që kanë ardhur.

Next Post

Euro 2016, përfitime financiare edhe për klubet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In