• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eskobari i Ballkanit”, EUROPOL/ Arrestohet në Belgjikë Dhimitër Poti dhe i vëllai

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vëllezërit nga Saranda, Dhimitër dhe Xhevahir Poti janë arrestuar në Belgjikë, nga agjentët e EUROPOL. Dhimitër Poti, koka kryesore e celulës që drejtonte trafikun e kokainës dhe hashashit në shtete të ndryshme të BE, nuk ka bërë asnjë rezistencë, kur banesa e tij në Bruksel është bastisur nga agjentë dhe policië të EUROPOL. Lajmi për arrestimin e shqiptarit Poti, që konsiderohet së bashku me Klemend Balilin si “Eskobari i Ballkanit” është konfirmuar zyrtarisht nga EUROPOL. Ndalimi i dy vëllezërve është bërë ditën e martë duke mos bërë asnjë rezistencë, ndërkohë që numri i shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion të gjerë ka shkuar në 6 persona, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim mes tyre dhe bosi tjetër Klemend Balili. Dhimitër Poti dhe vëllai i tij Xhevahir Poti ishin shpallur në kërkim nga policia helene. Në total deri në këto momente janë arrestuar 17 persona si pjesë e organizatës kriminale, që kishte shtrirë aktivitetin e saj thuasje në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Poti me kompani transporti në Bullgari
Një ditë më parë “Shqiptarja.com” zbuloi se Dhimitër Poti së bashku me vllanë e tij Xhevahir Poti, zotëronte një kompani tranporti në Belgjikë “RDGL Group” dhe një kompani ilaçes në Shqipëri të quajtur “Chem Prod”. Mirëpo nga verifikimet e kryera gjatë ditës së djeshme Poti rezulton të ketë hapur në Bullgari dhe një tjetër kompani tranporti të quajtur “Friends Trans LTD”. Kjo kompani është hapur vetëm 9 muaj pas themelimit të shoqërisë në Belgjikë dhe se funksioni i saj ka qënë transporti i mallrave, por që në fakt këto firma përdoreshin për të krijuar një maskim dhe mbuluar aktivitertin e drogës në të gjithë europën. Ndërkohë që disa vite më parë Dhimitër Poti në 2008 në Shqipëri, ka rregjistruar kompaninë e ilaçeve dhe pjesëve motorike “Chim Prod” në mars të vitit 2008,por e kishte likujduar dhe mbyllur dy vjet më pas. Kamioni i kapur me 23 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe zotërohej nga dy kompani koka e tij i përkiste shoqërisë greke “Focus International” me pronar Vasilio Thimi, ndërsa rimorkiatori i përshtatur për drogën ishte pronë e “Friends Trans LTD” të Dhimitër Potit. Kjo është e vetmja sasi kokaine që i është kapur kësaj organizate, pavarësisht se hetimi i përbashkët mes policisë greke,DEA-s amerikane dhe Europolit ka pasur të dhëna për trafik në sasi të mëdha të kokainës në vendet e BE.

Sulmet xhihadiste anuluan dërgesën
Grupi i trafikantëve që drejtohej nga Klemend Balili e Dhimitër Poti është detyruar që të anulojë një ngarkesë të madhe kokaine për shkak të sulmeve terroriste nga ISIS në Paris. Grupi kishte planifikuar që të transportonte 60 kg kokainë nga Belgjika për në Itali 5 ditë pas sulmeve të Paris nga xhihadistët. Por ata u detyruar që ta anulonin për arsye të kontrolleve shumë të rrepta nëpër kufij që morrën forcat e sigurisë gjatë operacioneve për kapjen e xhihadistëve. Këto të dhëna dalin nga raporti që policia ka depozituar në prokurorinë greke mbi bandën shqiptaro-greke. Transportimi i 60 kg kokainë ishte planifikuar për më 18 nëntor 2012. Droga ishte fshehur diku në Belgjikë dhe duhet të kalonte për në Itali. Banda nuk donte ta anulonte nisjen e ngarkesës, por shoferi i autobusit që e kishte marrë këtë detyrë e refuzoi nga frika e kontrolleve të rrepta të agjentëve në rrugë të ndryshme të europës. Trafikantët u përpoqën që të gjenin një shofer tjetër, por pa sukses ndaj u detyruan që ta shtynin dërgesën, në një moment të dytë.

100 mijë euro për një rrugë
Në realacionin e Policisë Greke dërguar prokurorisë që “Shqiptarja.com” e disponon të plotë thuet se grupi i narkotrafikantëve paguante mjaft mirë për ata që merrnin përsipër që të transportonin drogën. Kështu sipas raportit të policisë greke për një ngarkesë droge nga Italia me destinacion Spanjën që u kalua në fund të muajit shkurt në 2016 janë paguar 100 mijë euro. Nga këto 20 mijë euro ishin për shoferët, ndërsa 80 mijë për pjesëtarët e tjerë të grupit. Nga përgjigjimet nuk del sasia, por përgjegjës për ngarkesën ishte një shqiptar 43-vjeçar i identifikuar.

Operacioni i fundit i Klemend Balilit
“Në fund të prillit të vitit 2016, Klemend Balili organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë të një sasie të madhe kanabisi të papërpunuar (678,500 gramë) në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Georgio Alifandi, asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo, të ngarkuar edhe në llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale me gjetjen e kamionëve për transportimin e sasisë së narkotikëve, magazinimin e përkohshëm të saj në shtetin grek dhe transportimin e mëtejshëm të saj drejt vendeve të Evropës perëndimore përmes Greqisë”-thuhet në dokumentin e referimit të veprës penale. Droga mësohet se është nisur nga bregdeti shqiptar pranë Sarandës për në bregdetin grek duke kaluar nga ana perëndimore e ishullit të Korfuzit, ku është fshehur në një zonë të pabanuar në brigjet e Greqisë së veriut. Dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 59 vjeç dhe 22 vjeç, sipas policisë greke nën urdhërat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 6 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi. Të dy peshkatarët transportues mbërritën në ishullin Zakynthos në orët e para të mëngjesit të 8 majit 2016. Atje ata duhej të dorëzonin drogën te tre anëtarë grekë të organizatës kriminale, të cilët udhëhiqeshin nga Gjeorgjio Alifandia. Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Partës, por u arrestuan nga policia greke atë ditë. Brigjet e Sarandës gjenden mbi 150 kilometra larg ishullit Zakynthos.

Dy ditë para

Ndalimi i dy vllezërve është bërë ditën e Enjte duke mos bërë asnjë rezistencë, ndërkohë që numri i shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion të gjerë ka shkuar në 6 persona, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkimm mes tyre dhe bosi tjetër Klemend Balili.

Frika e shoferit
Banda nuk donte ta anulonte nisjen e ngarkesës, por shoferi i autobusit që e kishte marrë këtë detyrë e refuzoi nga frika e kontrolleve të rrepta të agjentëve në rrugë të ndryshme të europës.Trafikantët u përpoqën që të gjenin një shofer tjetër, por pa sukses ndaj u detyruan që ta shtynin dërgesën, në një moment të dytë.

100 mijë euro
Sipas raportit të policisë greke për një ngarkesë droge nga Italia me destinacion Spanjën që u kalua në fund të muajit shkurt në 2016 janë paguar 100 mijë euro.

MA.ME

Next Post

Ky është i dashuri deputet i Iva Alikos, ja reagimi i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In